Art&Argëtim

“Vendosni Kosovën në hartë”/ ‘Apple’ zhduk kufijtë, e lë Prishtinën pjesë të Serbisë, irritohen personazhet e n

19 Korrik 2020, 13:44 Nga DOSJA
“Vendosni Kosovën në hartë”/ ‘Apple’

KOSOVË- Kompania e mirënjohur “Apple” ka fshirë kufirin ndarës së Republikës së Kosovës me Serbinë. Nga një kërkim që kemi bërë në hartën e “Apple” shihet qartë që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë nuk ekziston, pavarësisht se Kosova është një shtet që ka shpallur pavarësinë që prej  17 shkurtit të 2008.

Dosja.al ju sjell edhe fotot e shkrepura nga harta e “Apple”, ku shihet se në fakt, Kosova, konsiderohet nga ‘Apple’ si pjesë e territorit të Serbisë. Vija ndarëse e kufirit, është me vija të ndërprera për nga ana e Serbisë, dhe nëse e zvogëloni pak më shumë hartën, Kosova bëhet krejt e padukshme, duke e cilësuar thjesht si Prishtina, pjesë e Serbisë.

Kjo gjë, ka ngjallur shumë debat për shqiptarët e Kosovës.  Të vlerësuarit e Kosovës si pjesë e Serbisë është e papranueshme për kosovarët. Për këtë çështje ka reaguar si fillim këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila ka nisur një peticion online kundër “Apple” për të vendosur kufijtë e vërtetë të Kosovës siç duhet.

Kosova është shumë më tepër se numra, ekziston dhe duhet të respektohet,”- shkruan Dua në postimin që ka shpërndarë.  Peticioni i nisur nga Dua, e cila kërkoi përgjigje nga kompania për një veprim të tillë, që nuk njeh kufijtë e Kosovës në hartë, po ndiqet edhe nga artistë të tjerë, të cilët përmes rrjetit social Instagram, i janë bashkuar Duas,  duke kërkuar vendosjen e Kosovës në hartë.

Mes atyre që kanë reaguar janë një sërë emrash të njohur të muzikës shqiptare, si Gjiko, Capital T, Melinda Ademi dhe Morena Taraku. Reperi i njohur Gjiko ka publikuar fotografinë e hartës së Apple në profilin e tij zyrtar me mbishkrimin: Put Kosovo on the map.

“Kosova ekziston dhe duhet të respektohet.”- ka shkruar mbishkrimin e fotos këngëtarja Melinda Ademi.

Gjithashtu edhe reperi Capital T, ka reaguar në faqen e tij zyrtare në Instagram, ku ka bërë të njëjtën thirrje si kolegët e tij: Put Kosovo on the map. (Vendoseni Kosovën në hartë.)

Ky problem qëndron edhe për Palestinën, shtet i cili nuk ka ekzistuar kurrë në hartën e “Apple”. Shikoni edhe fotot:

(a.c;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz apple dua lipa peticioni kunder apple apple dua lipa peticioni kunder apple

Sondazh

Poll