Art&Argëtim

Divorci më i shtrenjtë në histori, kjo është shuma që përfitoi ish-gruaja e miliarderit

6 Prill 2019, 15:18 Nga DOSJA
Divorci më i shtrenjtë në histori, kjo është shuma

Përmes një deklarate në Twitter, MacKenzie është shprehur se ajo do të përfitojë 25% të aksioneve të Amazon.

“Jam shumë e lumtur që do t’i kaloj atij të gjithë interesat e mia në Washington Post dhe Blue Origin dhe 75% të aksioneve tona në Amazon, plus të drejtën për të votuar mbi aksionet e mia si një mënyrë për të mbështetur kontributin e tij të vazhdueshëm.”- ka shkruar ajo në postimin e Twitter.

Pra, ajo do të përfitojë 25% të aksioneve të tyre që përkthehet në 35 miliardë dollarë dhe sipas Forbes kjo shumë e bën atë gruan e tretë më të pasur.

Mendohej se divorci do ta rrëzonte nga froni Jeff Bezos-in, por ai vazhdon të qëndrojë në vendin e parë,  me 110 miliardë dollarë pasuri. Divorci i tyre është tashmë divorci më i shtrenjtë në histori, duke mundur atë të Jocelyn Wildenstein dhe Alec Wildenstein, $2.5 miliardë.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete divorci me i shtrenjte ne histori jeff bezos mackenzie bezos divorci me i shtrenjte ne histori jeff bezos mackenzie bezos

Sondazh

Poll