Art&Argëtim

Aktorja “i shpreh” dashurinë live në emision, Veliaj: Ishte shumë qejf, u kënaqa

6 Prill 2019, 20:24 Nga DOSJA
Aktorja “i shpreh” dashurinë live në emision, Veliaj:

TIRANË- I ftuar i radhës në emisionin e Rudina Dembacajt këtë të shtunë ishte kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Që në hyrje të emisionit aktorja Dembacaj “i ka shprehur” dashurinë e saj Veliajt.

Dembacaj: Ftojmë në studio kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj.

Veliaj: Përshendtje.

Dembacaj: Të dua, të dua. Jemi tepër feministe në këtë emision. E ke dëgjuar shprehjen tonë popullore, “kush të do të rreh”. Edhe unë nga që të kam fiksim nuk kam lënë gjë pa thënë për ty. Gjithmonë ankohem në emision dhe të dua dhe dua të përmirësohesh.

Veliaj: Besoj se ka gjëra që mund të përmirësohem.

Dembacaj: Dashuria ime do të përmirësoj shumë. Do bëhesh një star.

Veliaj: Të gjithë kemi nevojë të duhemi.

Por kjo bisedë me shprehje dashurie vijoi dhe gjatë emisionin, por dhe në fund. Ku Veliaj po largohej nga studio në fund të intervistës, ishte prapë Dembacaj që i tha kryebashkiakut: Më vjen, kam frikë se nuk do kem më dashuri virtuale do jetë dashuri e vërtetë. Do na komplikohen gjërat.

Ndërsa Veliaj u përgjigj: Ishte shumë qejf, u kënaqa.

Të gjitha këto deklarata të aktores u bënë në kuadrin e emisionit, pasi dhe vet Veliaj qeshte kur i dëgjonte dhe të dy u shprehën se Ajola nuk duhet të bëhet xheloze.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete ajola xoxa dashuria ne emision erion veliaj rudina dembacaj ajola xoxa dashuria ne emision erion veliaj rudina dembacaj

Sondazh

Poll