Art&Argëtim

22 vjeçe në rrugët e Korçës! Eli Fara poston foton e 31 viteve më parë, Aurela Gaçe: Kushedi çfarë trazirash shkaktoje

18 Korrik 2020, 17:09 Nga DOSJA
22 vjeçe në rrugët e Korçës! Eli Fara poston foton

KORÇË- Këngëtarja Eli Fara ka ndarë në Instagram një foto të saj 31 vite më parë dhe duket si një ikonë e modës dhe bukurisë të atyre viteve.

“1989!Korçë”, shkruan krah fotos ku Eli ka qenë 22 vjeç dhe tiparet e saj janë mjaft dominuese dhe harmonike me fytyrën.

Me këtë foto ajo mori komplimente të shumta nga ndjekësit dhe kolegët e saj.

Komenti më epik ishte i mikes së këngëtares, Aurela Gaçes: 

Çfarë ylli domethënë, nam. Nëpër rrugët e Korçës kur kaloje, kushedi çfarë trazirash shkaktoje. Edhe ta bëra me rimë, fol po deshe.”

Kujtojmë se Aurela dhe Eli janë mikesha prej shumë vitesh dhe e kanë suportuar njëra-tjetrën gjatë karrierës së tyre.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aurela gaçe eli fara foto aurela gaçe eli fara foto

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Korrik 2020, 15:20

TIRANË– Modelja Oriola Marashi i ka dhënë fund lidhjes së saj sentimentale me futbollistin e ekipit kroat ‘Osijek’, Eros Grezda. Në momentin që dyshja kish...