Art&Argëtim

“Komedia pas vdekjes” e Çajupit, premierë në Korçë, shfaqja risi, jepet në oborrin e Mësonjëtores së parë Shqipe

18 Korrik 2020, 16:23 Nga DOSJA
“Komedia pas vdekjes” e Çajupit, premierë në

KORÇË- Pas shumë muajsh mungesë në teatrin e Korçës për shkak të COVID-19 më në fund një shfaqje u dha për të gjithë artdashësit.

Komedia ‘Pas Vdekjes e Çajupit’ ishte ajo që solli risi në Korçë.

Një teatër i zhvendosur në natyrë që ka në vetvete mesazhin e ruajtjes së gjuhës shqipe dhe që për skenë ka oborrin e Mësonjëtores së parë Shqipe solli një interpretim dinamik të artistëve.

Me regji të Hervin Çulit kjo premierë ku ndërthuret vepra origjinale me situatën aktuale u mirëprit shumë mirë nga publiku.

Kjo shfaqje në eksterier i paraprin një kalendari të gjatë aktivitetesh dhe shfaqjesh në Korçë të cilat do të zhvendosen në natyrë për të përcjellë emocionet reale të artistëve dhe publikut.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture korce shfaqja teatër korce shfaqja teatër

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Korrik 2020, 15:20

TIRANË– Modelja Oriola Marashi i ka dhënë fund lidhjes së saj sentimentale me futbollistin e ekipit kroat ‘Osijek’, Eros Grezda. Në momentin që dyshja kish...