Art&Argëtim

Tashmë s’ka më Urë Vajgurure! Qyteza ndryshon emrin, tani e tutje do të quhet “Dimal” (JA KUPTIMI)

15 Korrik 2020, 10:54 Nga DOSJA
Tashmë s’ka më Urë Vajgurure! Qyteza ndryshon emrin, tani e

BERAT- Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal. Propozimi për ndryshimin e emrit që erdhi nga banorët dhe disa intelektualë të zonës, dhe ideja e këtij emërtimi vjen nga zbulimi i qytetit antik të periudhës ilire, rrënojat e së cilës u zbuluan në kodrën e qytetit.

“Kemi jo më pak se 1 vit që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh. Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit. Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze,”-janë shprehur qytetarët.

Shumica e banorëve të qytetit janë dakord me këtë vendimin e marrë, por ka pasur edhe ata që janë shprehur të “tërhequr” për shkak të financimeve që duhen për ndryshimin e emrit. 

Bashkia e Urës Vajgurore tashmë do të mbajë emrin e Dimalit, edhe prej vitesh gjatë sistemit komunist, qyteza prodhonte lëndë djegëse të llojit “vajgur”.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture bashkia e ures vajgurore ura vajgurore bashkia e ures vajgurore ura vajgurore

Sondazh

Poll