Aktualitet

Rindërtimi në Durrës, Këshilli Bashkiak merr dy vendime të rëndësishme

14 Korrik 2020, 14:37 Nga DOSJA
Rindërtimi në Durrës, Këshilli Bashkiak merr dy vendime

DURRËS -Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme në Këshillin Bashkiak të Durrësit janë marrë disa vendime për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Mësohet se është vendosur për shembjen e 6 pallateve dhe 1 banese individuale në njësitë administrative Sukth, Katund i Ri, dhe në njësinë nr.5.

Gjithashtu është miratuar edhe lista e përfituesve nga programi i rindërtimit në Manëz. Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, mbledhja është zhvilluar online.

Ndërkohë më 8 korrik, Këshilli i Ministrave miratoi fondin rreth 5 miliardë lekë për bashkitë Durrës, Tiranë, Kavajë, Lezhë dhe Krujë. Nga ky fond Bashkisë së Durrësit, do t’i kalojnë 3.2 miliardë lekë, të cilat do të përdoren për rindërtimin e pallateve dhe njësive individuale.

Tre ditë më parë, kryeministri Edi Rama vizitoi Durrësi së bashku me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj. Gjatë takimit me kryetaren e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, Rama siguroi qytetarët durrsakë për shpërndarjen e granteve, ndërsa premtoi se në shtator do të përfundojë ndërtimi i banesave individuale.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia e durresit këshilli bashkiak në durrës bashkia e durresit këshilli bashkiak në durrës

Sondazh

Poll