Aktualitet

Sherr për një vend parkimi në Shkodër/ Fqinji merr armën dhe qëllon me pistoletë drejtorin e UKT-së me të birin, arrest

14 Korrik 2020, 14:13 Nga DOSJA
Sherr për një vend parkimi në Shkodër/ Fqinji merr

SHKODËR– Plagoset me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij, Mark Molla, drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve dhe djali i tij, Kristjano. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se shkak i ngjarjes që degradoi në përdorimin e armëve është bërë konflikti për një vend parkimi.

Paraditen e sotme, Mhill Pllumaj paradite ishte konfliktuar me djalin e drejtorit të ujësjellësit, Kristjanin dhe pasdite në momentin që Mark Molla dhe i biri po hynin në shtëpi kishte shkuar për t’u “sqaruar”. Në gjaknxehtësi e sipër, fqinji nxorri armën dhe i qëlloi me pistoletë duke i plagosur.

Më pas, autori është larguar me urgjencë nga vendi i ngjarjes por është prangosur në kohë rekord nga Policia. Ndërsa drejtori Molla bashkë me të birin janë nisur me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pas plagosjes, një reagim zyrtar lidhur me ngjarjen ka ardhur nga Policia e Shtetit, e cila ka bërë me dije se 43-vjeçari Pllumaj është arrestuar në kohë rekord nga “blutë” e qytetit dhe është dërguar në Komisariatin e qytetit, ku edhe po jep versionin e tij për ngjarjen.

Ndërkohë grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të plagosjes. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 8 gëzhoja, të lëshuara nga arma e fqinjit të tij, Mhill Pllumaj, megjithatë nuk dihet se sa prej tyre kanë kapur babë e bir, të cilët ndodhen ende në spital. 

(k.m/A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet mhill pllumaj kristjano molla mark molla mhill pllumaj plagoset kristjano molla plagoset mark molla policia shkoder shkoder te shtena ne shkoder arrestohet mhill pllumaj kristjano molla mark molla mhill pllumaj plagoset kristjano molla plagoset mark molla policia shkoder shkoder te shtena ne shkoder

Sondazh

Poll