Aktualitet

E droguan dhe e shfrytëzuan seksualisht, Gjykata jep masat e sigurisë për 5 të arrestuarit. 17-vjeçarja largohet nga banesa

14 Korrik 2020, 10:37 Nga DOSJA
E droguan dhe e shfrytëzuan seksualisht, Gjykata jep masat e sigurisë

FUSHË KRUJË- 17-vjeçarja nga Kruja e cila denoncoi një grup djemsh për shfrytëzim seksual është larguar nga banesa ku jetonte në periferi të Fushë Krujës. Dosja.al mëson se adoleshentja është marrë në mbrojtje nga qendra për strehimin e grave të dhunuara, dhe bashkë me motrat e nënën e saj, do të qëndrojë aty. Ndërkohë, në shtëpinë që u vu edhe tritoli dy netë më parë, qëndron vetëm babai i 17-vjeçares së dhunuar.

Të arrestuarit, që u denoncuan nga 17-vjeçarja për shfrytëzim seksual, kanë dalë sot para Gjykatës së Krujës. Togat e zeza kanë vendusur “burg pa afat” për Fatjon leka, Eduard Cangu dhe Arbis Shimën. Sakaq është dhënë masa “arrest shtëpie” për Leonard Stafa dhe “detyrim paraqitje” për një tejtër person..

Një nga të shpallurit në kërkim Ameld Merlika është vetëdorëzuar sot në komisiariatin e policisë së Sarandës, ndërsa aktualisht kërkohet vetëm një person, i identifikuar si Alket Brata.

Merlika, përvec akuzës së shfrytëzimit seksual dhe nxitjes së konsumit të lëndëve narkotike, akuzohet të jetë edhe personi që vendosi lëndën plasëse në banesën e adoleshëntes. Fatmirësisht, sasia e tritoli u pikas nga nëna e vajzës, dhe nuk shpërtheu.

Ishte vetë adoleshntja, ajo që ngriti denoncimin për grupin e djemve në fjalë, të cilët u arrestuan gjatë operacionit „Nikla“. Ndërkohë, në një intervistë, duke fshehur fytyrën 17-vjeçarja rrëfeu se si ishte kërcënuar nga djemtë që për tetë muaj me radhë e kanë shfrytëzuar seksualisht dhe droguar.

(F.M. A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet abuzimi me 17 vjecaren ne nikel alket brata ameld merlika arbis shima eduard cangu fatjon leka operacioni nikla abuzimi me 17 vjecaren ne nikel alket brata ameld merlika arbis shima eduard cangu fatjon leka operacioni nikla

Sondazh

Poll