Bota

Haradinaj tregon bisedën me Bolton dhe telefonatën në mëngjes me Thaçin

13 Korrik 2020, 20:09 Nga DOSJA
Haradinaj tregon bisedën me Bolton dhe telefonatën në

TIRANË- Ish-kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj tha për Çim Peka LIVE se çështja e ndarjes së Kosovës është mbyllur, pasi askush nuk ishte i zoti të siguronte ndarjen. Në intervistë, Haradinaj komentoi edhe bisedën që ka pasur me John Bolton, ish-këshilltarin për sigurinë e presidentit amerikan, Donald Trump. Në media është komentuar se biseda ka qenë e tensionuar, por Haradinaj tha se Bolton e ka dëgjuar me vëmendje.

Më ka bërë përshtypje se ishte i kujdesshëm dhe i respektueshëm dhe më ka dhënë kohën për të paraqitur argumentet e mia. Ideja e ndarjes ka bërë shumë dëme, na ka shkaktuar shumë humbje. Por edhe ideja e aktakuzës i bën dëm Kosovës,” tha Haradinaj.

Ai tha se ka pasur disa biseda me presidentin Hashim Thaçi, përfshi një telefonatë në mëngjes sot, përpara se ai të futej për intervistim.

“Kam pasur një telefonatë sot në mëngjes me Thaçin para intervistës. Presidenti i Kosovës dhe Kosova e kanë respektuar ligjin dhe nuk i kanë ikur drejtësisë. Ky është një intervistim, ai kthehet pas intervistimit. Edhe nëse konfirmohet aktakuza, kjo nuk do të thotë se prezumon fajësinë,” tha Haradinaj.

(Marrë nga Syri)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci john bolton ramush haradinaj thaçi në hagë hashim thaci john bolton ramush haradinaj thaçi në hagë

Sondazh

Poll

Bota 13 Korrik 2020, 20:08

SHBA- Donald Trump ditën e sotme i është rikthyer përsëri dëshirave të dikurshme dhe pasioni për të luajtur golf ka pushtuar sërish presidentin e SHBA- së.Por n...

Bota 13 Korrik 2020, 19:40

EVROPË- Këshilli i çështjeve të Jashtme të BE ditën e sotme ka reaguar për muzeun e Shën Sofisë që tashmë është kthyer në xhami. 27 ministrat e jash...

Bota 13 Korrik 2020, 19:07

Vdes deputeti iranian si shkak i koronavirusit

IRAN– Ditën e sotme është raportuar se një tjetër zyrtar, iranian ka vdekur si shkak i  koornavirusit. Bëhet fjalë për Issa Jafarin, i cili është anëtari i tret...