Art&Argëtim

Gjashtë ditë e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Naya Rivera

13 Korrik 2020, 20:35 Nga DOSJA
Gjashtë ditë e zhdukur, gjendet trupi i pajetë i Naya Rivera

KALIFORNI-Aktorja 33-vjeçare, Naya Rivera u zhduk të mërkurën ndërsa ishte në një udhëtim me shëtitje me varkë në liqenin Piru në Kaliforninë jugore me djalin e saj katër vjeçar, i cili u gjet duke fjetur në varkë.

Zyra e Sherifit të Qarkut Ventura ka njoftuar se një trup ishte gjetur duke pluskuar në pjesën veriore të liqenit dhe është konfirmuar se është Rivera.

Gjatë një konference për shtyp, Sherif Bill Ayub tha se policia është “e sigurt” se trupi i gjetur është ai i aktores Naya Rivera. Nuk ka asnjë provë që të tregojë ende se çfarë i mori jetën asaj.
Sipas policisë qëndrimi në ujë e komplikoi kontrollin dhe oficerët e kishin kontrolluar pjesën e liqenit, ku u gjet më vonë Rivera.

Ndërsa hetuesit thanë se ata besojnë se ajo kishte mbetur në shkurre para se të dilte në sipërfaqe, gjatë dekompozimit.

Aktorja është gjetur rreth orës 09: 10 të mëngjesit me kohën lokale nga roja i liqenit Piru. Trupi dukej sikur kishte qenë në ujë për disa ditë, tha policia.

Z. Ayub tha që rrymat që zakonisht shfaqen në sipërfaqen e liqenit pasdite, mund të kenë bërë që anija të largohej nga Rivera dhe djali i saj.

 Burimi: PEOPLE

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz gjendet trupi i naya rivera gjendet trupi i naya rivera

Sondazh

Poll