Art&Argëtim

I bënë atentat teksa udhëtonte me makinë, ndahet nga jeta rreperi i njohur

13 Korrik 2020, 11:47 Nga DOSJA
I bënë atentat teksa udhëtonte me makinë, ndahet nga jeta

SHBA-Rreperi i njohur, Lil Marlo ka humbur jetën, pasi është qëlluar për vdekje në Atlanta, ndërsa po udhëtonte me makinë e tij. Lajmi u dha nga studio  e regjistrimit, “Quality Control Music”, duke thënë se ishte një njeri me talent të madh, që nuk kishte frikë nga asgjë.

Sipas Departamentit të Policisë në Atlanta, sulmi ndaj 27-vjeçarit ka qenë i planifikuar.

“Quality Control Music” shprehet se Marlo ka qenë një yll në rritje, që prej kohës kur iu bashkua kompanisë së regjistrimit. Ata kanë postuar edhe një foto të tij në Instagram, shoqëruar me mbishkrimin “U prehsh në paqe”.

Gjithashtu ai ka bashkëpunuar me rreperat e njohur si Feature, Gucci Mane. Drejtuesi i shtëpisë muzikore, Pierre Thomas, u shpreh, se mëngjesin e vrasjes, ai po punonte me Marly për 4 projekte muzikore.

Marrw nga SKY

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture lil marlo lil marlo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Korrik 2020, 08:30

Memorie.al publikon dokumentin e plotë të mbrojtjes që i bëri Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në 11 shkurtin e vitit 1946, avokati i tij, Dr. Spiro ...