Art&Argëtim

“Sa shumë i ngjante gjyshit”/ Vetëvritet nipi i Elvis Presley-t, e ëma e shkatërruar, menaxheri: E adhuronte atë djalë

13 Korrik 2020, 09:04 Nga DOSJA
“Sa shumë i ngjante gjyshit”/ Vetëvritet nipi i Elvis

SHBA– Djali i Lisa Marie Presley, nipi i legjendës Elvis Presley, Benjamin Keough ka kryer vetëvrasje. Mësohet se ai ka qëlluar veten me armë zjarri, por nuk dihen detaje të tjera.

Menaxheri i Lisës, Roger Widynowski, ka bërë me dije për mediat e huaja se e ëma e tij është zemërthyer por po përpiqet që të qëndrojë e fortë për fëmijët e tjerë.

“Ajo është e shkatërruar por po përpiqet të qëndrojë e fortë për binjakët e saj 11 vjeç dhe vajzën e saj më të madhe, Riley. Ajo e adhuronte djalin, ishte dashuria e jetës së saj,”-u shpreh ai.

Ben ka mbajtur një profil të ulët gjatë viteve të fundit dhe e vetmja gjë për të cilën ai është shumë i njohur është ngjashmëria pothuajse identike me gjyshin e tij të famshëm.

“Ben ngjanshumë si Elvisi. Ishim në një koncert dhe të gjithë bënin foto me të,”-tha e ëma e tij në një intervistë kohë para vetëvrasjes së tij.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz benjamin keough vetevritet nipi i elvis presley benjamin keough vetevritet nipi i elvis presley

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 13 Korrik 2020, 08:30

Memorie.al publikon dokumentin e plotë të mbrojtjes që i bëri Patër Anton Harapit në “Gjyqin e Regjencës” në 11 shkurtin e vitit 1946, avokati i tij, Dr. Spiro ...

Art&Argëtim 12 Korrik 2020, 13:14

TIRANË– I pëlqen të jetë kundër rrymës dhe ndaj në këtë stinë vere, ndryshe nga vajzat që pozojnë në plazh me bikini, ajo zgjedh të ulë ndriçimin dh...