Ekonomi

Dalin datat, Shahini firmos urdhrin: Ja kur do të zhvillohen provimet e Maturës për nxënësit mbetës

12 Korrik 2020, 20:55 Nga DOSJA
Dalin datat, Shahini firmos urdhrin: Ja kur do të zhvillohen provimet e

TIRANË- Maturantët të cilët nuk mundën që të kalonin në provimet e mbajtura në qershor do të kenë dhe një shans të dytë. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka firmosur urdhrin për datat e provimeve të vjeshtës.

Sipas urdhrit të nënshkruar nga Shahini, bëhet me dije sse sesioni i provimeve të vjeshtës do të nisë nga 24 gushti dhe do të përfundojë në 3 shtator 2020.

Provimi i gjuhës së huaj do të jepet më 24 gusht, në 27 gusht provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë, matematika më 31 gusht dhe në 3 shtator do zhvillohet provimi me zgjedhje.

Në bazë të urdhrit edhe për provimet e shkollave profesionale do të jenë të njëjtat data. Edhe këtë herë pyetjet do të jenë të ndërtuara me alternativa dhe do të zgjasin dy orë e 30 minuta.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale besa shahini matura shteterore 2020 provimet e vjeshtes besa shahini matura shteterore 2020 provimet e vjeshtes

Sondazh

Poll