Ekonomi

“Veç mëngjesit dhe paradites, oraret e tjera janë bosh”/ Problemet e trasportit publik, nëse s’vendos maskën në urba

9 Korrik 2020, 15:14 Nga DOSJA
“Veç mëngjesit dhe paradites, oraret e tjera janë

Transporti urban Tiranë dhe ai rrethqytetas rinisi punën ditën e hënë pas një marrëveshjeje me Bashkinë e Tiranës për korrigjimin e protokollit të sigurisë anti COVID-19, ku përgjegjës për respektimin e masave nuk do të ishin shoqëritë e linjave, por vetë qytetarët.

Prandaj, kujdes! Nëse nuk do të përdorni maskat, dorezat dhe dezifektantët e duarëve dhe nëse nuk do të uleni në sediljet e autobusëve sipas rregullave të afishuara në çdo urban, ju do të gjobiteni nga Task – Forca anti COVID-19 me 10 mijë lekë të reja.

Sipas të dhënave nga shoqatat e transportit, deri më tani nuk është aplikuar asnjë gjobë, por ditët e para të sprovës me rinisjen e aktivitetit të Transportit Publik, nuk kanë qenë të suksesshme.

Sipas Eneo Sulejmanaj janë shumë pak njerëz që i janë qasur transportit publik nga frika dhe ata kanë probleme me respektimin e masave.

“Katër ditë nga rinisja e transportit publik, situata nuk është e mirë. Protokolli është lënë në ndërgjegjen e qytetarit për tu zbatuar, por ndërgjegjja këto ditë ka treguar që nuk ka qenë në rregull. Tjetra, përpos dy orareve të mëngjesit dhe pasdites; pra kur njerëzit shkojnë dhe kthehen nga puna, oraret e tjera janë thuajse bosh. Është e pamundur për ne të vazhdojmë në këtë mënyrë sepse po shkojmë drejt falimentimit. Në fund të javës tjetër do të vendosim nëse do të vazhdojmë apo do të rimbyllemi, ndërkohë që presim ende të na plotësohen kërkesat që kemi artikuluar prej do kohësh”- thotë ai për gazetën “Si”.

Sulejmanaj në emër të shoqatës që drejton i bën thirrje Qeverisë të paguajë punëtorët e transportit me një pagë shtesë dhe të marrë parasysh 4 kërkesat për rimëkëmbjen e sektorit: Heqjen e akcizës së naftës; Heqjen e TVSH-së në shitje; Subvencionim 30% e kapacitetit dhe Rimbursimi në burim i kategorive që përfitojnë transport falas.

Marrë nga Gazeta “Si”

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale koronavirusi ne shqiperi tirane transporti urban koronavirusi ne shqiperi tirane transporti urban

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Korrik 2020, 09:41

Si e ushqen pabarazia vdekshmërinë nga COVID-19

Tri vende – Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Meksika – kanë pothuajse gjysmën (46%) të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në botë por ata kanë vetëm 8.6% të po...