Ekonomi

Banka e Shqipërisë pezullon deri në fund të vitit shpërndarjen e fitimeve nga bankat të nivelit të dytë

9 Korrik 2020, 14:00 Nga DOSJA
Banka e Shqipërisë pezullon deri në fund të vitit

TIRANË- Banka e Shqipërisë njoftoi se në mbledhjen e fundit të datës 1 korrik ka miratuar vendimin “Për pezullimin e shpërndarjes së fitimit nga bankat”. Në bazë të këtij vendimi pezullohet, deri në fund të vitit 2020, shpërndarja nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, dhe të fitimit që do të realizohet për vitin 2020.

Kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe, thuhet në njoftimin e bankës.

Në fillim të muajit prill, Banka e Shqipërisë vendosi të pezullonte deri në fund të muajit qershor 2020, shpërndarjen nga ana e bankave, të fitimit të mbartur nga periudhat e mëparshme, të fitimit të realizuar në vitin 2019 si dhe të fitimit që do të realizohet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Sipas njoftimit të atëhershëm, kjo masë e autoritetit mbikëqyrës, synon të sigurojë mbështetje për bankat, kryesisht nëpërmjet rritjes së aftësisë së tyre për të përthithur humbjet e mundshme potenciale dhe për të mbështetur kredidhënien për klientët individë dhe biznese gjatë kësaj periudhe.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, të raportuar sipas standardeve lokale, për vitin 2019, fitimi i sistemit bankar ishte gati 20 miliardë lekë, me një rritje prej 8.1% me bazë vjetore. Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti, fitimi i sistemit ishte 1.4 miliardë lekë, me një tkurrje prej 72% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe duke shënuar nivelin më të ulët të fitimeve që prej vitit 2013 për të njëjtën periudhë kohore. Rënia e fitimeve në tremujorin e parë 2020 erdhi si rrjedhojë e shtimit të ndjeshëm të shpenzimeve për provigjionime (fondeve që bankat lënë mënjanë për të mbuluar kreditë me probleme).

(Marrë nga Monitor.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë vendimi i bsh banka e shqipërisë vendimi i bsh

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Korrik 2020, 09:41

Si e ushqen pabarazia vdekshmërinë nga COVID-19

Tri vende – Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Meksika – kanë pothuajse gjysmën (46%) të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në botë por ata kanë vetëm 8.6% të po...