Aktualitet

FOTO/ Radha e makinave shkon 5 km, Shëngjini bllokohet sërish në fundjavë

12 Korrik 2020, 17:19 Nga DOSJA
FOTO/ Radha e makinave shkon 5 km, Shëngjini bllokohet sërish në

LEZHË- Trafiku nuk është shmangur dot as këtë fundjavë. Në Shëngjin radha e makinave ka arritur 5 kilometra, ku shumë shoferë kanë më shumë se një orë që presin në trafik.

Siç shihet dhe nga foto, trafiku është shumë i rënduar. Policia Rrugore ka dërguar disa patrulla për të disiplinuar trafikun, duke devijuar makina për në rrugë dytësore.

Kjo pamje e trafikut është parë dhe javën e kaluar, ku shumë makina u bllokuan në të gjithë plazhet e Shqipërisë për orë të tëra. Por edhe këtë fundjavë problemi i trafikut nuk është zgjidhur ende, edhe pse u premtua nga autoritetet se do merreshin masa.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet trafiku trafik ne shengjin bllokohet trafiku trafik ne shengjin

Sondazh

Poll