Ekonomi

“Muaji korrik do ketë me temperatura të larta”, Adiola Bami zbulon si do të jetë moti: Gjatë fundjavës pritet…

7 Korrik 2020, 14:04 Nga DOSJA
“Muaji korrik do ketë me temperatura të larta”, Adiola

TIRANË– Meteorologia Adiola Bami nga Meteoalb, gjatë një interviste për Fax News ka folur në lidhje me parashikimin e motit për këtë javë si dhe për muajin korrik.

Meteorologia Bami tha se duke filluar nga dita e mërkurë e në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta, ku në fundjavë pritet të arrijnë 38 gradë celsius.

“Dita e sotme ka nisur me mot të kthjellët përjashtim bëjnë vetë zonat e thella malore në verilindje dhe juglindje ku do të të kemi zhvillim të vranësirave dhe rebeshe afatshkurtra shiu gjatë orëve të pasdites, por edhe këto do të jenë kalimtare, pasi më vonë do të kemi përmirësim të motit orët e mbrëmjes. Nga dita e mërkurë dhe në vijim do të kemi mot të kthjellët në të gjithë territorin dhe temperaturat do të vijojnë që të mbeten të larta. Nga mesjava dhe në vijim do të kemi rritje të tyre duke kulmuar me vlera mbi 38 Gradë Celsius ditën e shtunë dhe të dielë,”- tha Bami.

Bami tha se me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera të larta.

“Me një parashikim të përgjithshëm i gjithë muaji korrik do të jetë me vlera më të larta se vlerat normale. Do të jenë episode 5-6 ditore me temperatura të larta, të shkëputur me 1-2 ditë ku do të kemi reshje shiu, dhe temperatura 33-34 gradë Celsius. Në përgjithësi i gjithë muaji korrik do të ketë mot me temperature të larta,”- tha Bami. 

Marrë nga FaxWeb

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale adiola bami parashikimi i motit adiola bami parashikimi i motit

Sondazh

Poll

Ekonomi 7 Korrik 2020, 09:41

Si e ushqen pabarazia vdekshmërinë nga COVID-19

Tri vende – Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Meksika – kanë pothuajse gjysmën (46%) të vdekjeve të shkaktuara nga COVID-19 në botë por ata kanë vetëm 8.6% të po...

Ekonomi 5 Korrik 2020, 09:47

Pandemia përgjysmon prodhimin e birrës vendase

SHQIPËRI- Shitjet e prodhimit të birrës në vend, në muajt mars-prill ranë deri në 70%, ndërsa prodhimi u përgjysmua. Prodhuesit kryesorë pohojnë se te rëni...