Shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër Tiranë, arrestohen dy vëllezërit, çfarë u gjet në banesën e tyre
TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezërit D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç. Sipas policisë të rinjtë shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër kryeqytet, konkretisht në rrugën “Ibrahim Brahja”. Gjatë kontrollit të banesës dhe lokalit të tyre është gjetur një sasi kanabisi, kokaine dhe një peshore elektronike.
Njoftimi i Policisë
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet operacioni policor i koduar “SHOCK”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore e Policisë Tiranë.
Shpërndanin në doza lëndë narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, vihen në pranga 2 vëllezër.
Sekuestrohen lëndë narkotike kokainë, cannabis sativa dhe një peshore elektronike.
Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, finalizoi me sukses operacionin e koduar “SHOCK”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
– D. K., 33 vjeç dhe D. K. 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë.
Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se shtetasit D. K. dhe D. K. merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, në rrugën “Ibrahim Brahja”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lokalin në pronësi të këtyre shtetasve, në banesat e tyre dhe në automjetin që përdorej nga shtetasi D. K., 33 vjeç. Si rezultat i këtyre kontrolleve janë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa, një sasi kokaine dhe një peshore elektronike.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Doli sot nga spitali, Gjykata e Tiranës shtyn seancën ndaj ish-kryebashkiakut, shkak mungesa e Agim Kajmakut
TIRANË– Gjykata Penale e Tiranës ka vendosur që të shtyjë për të hënë seancën e verifikimit të masës së sigurisë për ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajma...
VIDEO/ Organizoi mbrëmje mature, gjobitet me 10 milionë lekë të vjetra lokali në Berat
BERAT– Një lokal është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka organizuar një mbrëmje mature në kundërshtim me aktin normativ për të parandaluar përhapj...
“S’po marrin ndihmën e duhur”/ Shoqata e Transportit Ndërqytetas paralajmëron për protesta: Të luftohet informaliteti
TIRANË- Shoqata e Transportit Ndërqytetar ka deklaruar se ndodhet ndodhet në vështirësi ekononike. Nëpërmjet një deklarate për mediet, kreu i shoqatës Kujt...
“ENVERI me grusht”/ U hoq nga puna për përdhunimin e jetimes, del fotoja e ish-SHEFIT të Policisë… Izmir D
TIRANË- Izmir Duraku, ish-Shefi i Stacionit të Policisë në Fushë-Arrëz paska “idhull” ish-diktatorin Enver Hoxha. Kjo shihet qartë në një foto të publikuar...
LAJM I MIRË/ Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit! 82 të infektuar, vatrat e virusit aktive në Tiranë, Shkodë
TIRANË– Numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 82 raste të reja. Ndërsa në shërbimin Infekt...
Prostitucion dhe vjedhje me dhunë, OFL “zbarkon” në Tiranë, u kërkon llogari për pasurinë 3 të dënuarve
TIRANË– Tre të dënuar për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje me dhunë do të duhet të japin llogari për pasurinë e tyre. OFL i ka çuar formul...
Ndahet nga jeta profesor Grigor Zoraqi, “mjeshtri” i analizave të ADN-së
TIRANË– Ndahet nga jeta profesori i njohur Grigor Zoraqi. Lajmin e bëri të ditur Akademia e Shkencave, ku Zoraqi ishte anëtar i Njësisë Bioteknologjike dhe...
“Mos dëgjoni ata që kanë gjetur ilaçin anti-Covid me raki dhe hudhra”/ Apeli i Et’hem Rukës: Po vdesin njerëz, duhet
TIRANË- Profesori i njohur Et’hem Ruka iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Ai thekson se nuk mund të ketë dyshime për ekziste...
Infektohet me COVID-19 pedagogia në Gjirokastër, mbyllet dega e Ekonomikut
Gjirokastër- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një pedagoge e Fakultetiit Ekonomik ...