VIDEO/ Organizoi mbrëmje mature, gjobitet me 10 milionë lekë të vjetra lokali në Berat
9 Korrik 2020, 09:39Nga DOSJA
BERAT– Një lokal është gjobitur me 10 milionë lekë të vjetra, sepse ka organizuar një mbrëmje mature në kundërshtim me aktin normativ për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Policia e qarkut ka shpërndarë pamjet ku shihet sesi patrullat vijojnë kontrollet për të parandaluar përhapjen e virusit nga personat e prekur.
NJOFTIMI I PLOTE:
Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe të Komisariateve në varësi të saj kanë ushtruar kontrolle të njëpasnjëshme në banesat e personave të prekur nga COVID-19, me qëllim respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, si dhe në lokale për të respektimin e protokolleve të sigurisë
Strukturat e Policisë disponojnë listat e përditësuara me emrat e personave të prekur dhe rastet e reja. Në orare të ndryshme gjatë ditës dhe mbrëmjes, shërbimet e Policisë ushtrojnë kontrolle në banesat e këtyre shtetasve.
Gjithashtu kontrollet kanë vijuar dhe në biznese e lokale të qarkut të Beratit dhe si rezultat u konstatua se në një lokal, në mbrëmje, ishte organizuar një festë mature, duke shkelur protokollet e sigurisë dhe urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë që ndalon zhvillimin e mbrëmjeve të maturës.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë bllokoi zhvillimin e këtij aktiviteti masiv në ambiente të mbyllura dhe pa masa sigurie. Në bashkëpunim me ISSHP, pronari i këtij lokali u gjobit me gjobë 1.000.000 lekë, pasi ka shkelur masat kufizuese të marra për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Policia e Beratit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë, në mënyrë që të gjithë të kontribuojmë në mbrojtjen nga COVID-19.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Shoqata e Transportit Ndërqytetar ka deklaruar se ndodhet ndodhet në vështirësi ekononike. Nëpërmjet një deklarate për mediet, kreu i shoqatës Kujt...
TIRANË- Izmir Duraku, ish-Shefi i Stacionit të Policisë në Fushë-Arrëz paska “idhull” ish-diktatorin Enver Hoxha. Kjo shihet qartë në një foto të publikuar...
TIRANË– Numër i lartë i të infektuarve me COVID-19 në Shqipëri. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 82 raste të reja. Ndërsa në shërbimin Infekt...
TIRANË– Ndahet nga jeta profesori i njohur Grigor Zoraqi. Lajmin e bëri të ditur Akademia e Shkencave, ku Zoraqi ishte anëtar i Njësisë Bioteknologjike dhe...
TIRANË- Profesori i njohur Et’hem Ruka iu bën thirrje shqiptarëve që të respektojnë masat për COVID-19. Ai thekson se nuk mund të ketë dyshime për ekziste...
Gjirokastër- Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjirokastër. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se është infektuar një pedagoge e Fakultetiit Ekonomik ...
TIRANË– Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho është shprehur në emisionin ““Abc-së së Mëngjesit” duhet të rritet numri i testimeve në COVID-19. Sipas ti...
TIRANË– Një ditë pasi Gjykata e Apelit e liroi, ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku ka lënë ambientet e spitalit ku ndodhej i shtruar prej dy ditësh d...