Aktualitet

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Kuli: Maska e detyrueshme në vende me shumë njerëz, në të kundërt gjobë

8 Korrik 2020, 19:30 Nga DOSJA
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Kuli: Maska e

TIRANË– Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, Gjeorgjina Kuli është shprehur se maska do të bëhet e detyrueshme në vende me shumë njerëz.

E ftuar në studion e “Repolitix”, Kuli tha se duhen vetëm oak ditë që kjo gjë të bëhet zyrtare dhe se duhet vënë në zbtim sa më shpejt.

Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve,”– tha Kuli ndër të tjera.

Ndërkohë, ditën e sotme është rënduar sërish bilanci i COVID-19. Gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 2 pacientë tek Infektivi, shkon në 83 numri i viktimave. Po kështu janë konfirmuar 68 raste të reja. Harta është zgjeruar në 13 qytete. Në spitalin infektiv janë 83 pacientë, nga të cilët 4 janë në gjendje të rëndë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi gjeorgjina kuli koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll