Art&Argëtim

Bëhuni gati të t’i fshini nga telefoni, Google ndalon 25 aplikacione të tjera tek Android

5 Korrik 2020, 15:33 Nga DOSJA
Bëhuni gati të t’i fshini nga telefoni, Google ndalon 25

TIRANË– Të paktën 25 aplikacione Android janë ndaluar nga Google. Ndërsa vetëm një muaj më parë Google hoqi më shumë se 50 aplikacione nga “Play Store” i tij për shqetësimet se softweri mund të mbushë pajisjet me elemente të bezdisshëm dhe të linte përdoruesit e Android me një telefon që vazhdimisht po bombardohet me reklama të padëshiruara.

Tashmë është zbuluar një zbuluar një kërcënim i ri me ndalimin e 25 aplikacioneve të tjera të njohura nga firma e teknologjisë amerikane.

Siç është raportuar nga ‘ZDNet’, sulmi i fundit është tepër serioz pasi është në gjendje të synojë përdoruesit e Facebook me detaje personale dhe letrat kredenciale të vjedhura nga hakerat në llogaritë e rrjeteve sociale.

Kjo çështje tronditëse u zbulua nga firma franceze e sigurisë kibernetike “Evina” e cila ka konfirmuar se aplikacionet ishin në gjendje të depërtojnë në pajisje duke ofruar funksionim të mirëfilltë.

Google thotë se i hoqi aplikacionet pas verifikimit të gjetjeve të firmës franceze të sigurisë. Sidoqoftë është një lajm i mirë, pasi duket se disa prej aplikacioneve në të vërtetë ishin në dispozicion për t’u shkarkuar për më shumë se një vit dhe kishin grumbulluar rreth 2.3 milion instalime.

Burimi: Express

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete android google play store android google play store

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 5 Korrik 2020, 14:34

TIRANË- Konkurentja e “Perputhen”, Antoneta, javës që shkoi u largua nga emisioni pasi nuk zgjodhi asnjë nga djemtë e rubrikës për të pasur një romancë.Kjo...