Aktualitet

Të lahesh në baltë? Pamjet që s’do të donit t’i shikoni në Dhërmi, deti i ndotur

5 Korrik 2020, 17:23 Nga DOSJA
Të lahesh në baltë? Pamjet që s’do të donit

DHËRMI– Fotoja që po shikoni tregon se deti në Dhërmi nuk është ai me ngjyrë të kaltër që reklamohet shpesh dhe fton turistët të lahen në te. Një pjesë e ujit, siç shihet mjaft qartë, është krejtësisht e ndotur.

Dhe çdo turist, përballë kësaj pamjeje, jo vetëm që nuk do të donte të futej të lahej, por ndoshta kur dikush ta pyeste se çfarë përshtypje i ka lënë plazhi në Dhërmi do i vinte menjëherë në mendje ndotja e tepërt.

Ku është përgatitja e bujshme për sezonin turistik? Edhe nëse kjo ngjajre ka ndodhur nga papërgjegjshmëria e banorëve të zonës, autoritetet duhet të kishin marrë masat për të stabilizuar gjithçka, duke marrë parasysh edhe pasoja që mund të ketë kjo ndotje.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet deti i ndotur dhermi deti i ndotur dhermi

Sondazh

Poll