Art&Argëtim

Na bënë lëmsh! Stresi u kap mat duke u përqafuar me një bjonde, zbulon se nuk ka asgjë mes tyre. Vazhdon sërish me Kejsin

5 Korrik 2020, 13:07 Nga DOSJA
Na bënë lëmsh! Stresi u kap mat duke u përqafuar me një

TIRANË- Janë bërë publike disa fotografi të reperit Stresi i cili shihet nën shoqërinë e një modeleje shqiptare. Menjëherë u aludua se mes tyre ka diçka më shumë se shoqëri mirëpo duket se asgjë nuk është e vërtetë dhe lajmin e ka përgënjeshtruar vetë Stresi.

Për “Iconstyle.al”, reperi është shprehur se vajzën në fjalë është hera e parë që e ka takuar në ditëlindje dhe s’ka asgjë mes tyre.

Ajo kishte shkuar në ditëlindje me disa miq të përbashkët ku thjesht ka bërë foto me Stresin.

“Unë jam i martuar“- ka thënë reperi. Kështu, ai ka nënkuptuar se lidhja me Kejsin s’ka marrë fund.

Stresi dhe Kejsi janë çifti më i përfolur në showbizin shqiptar pasi shpesh herë janë vënë në qëndër të medias për ndarjet dhe ribashkimet e shpeshta.

Me deklaratën e fundit të Stresit nuk dimë çfarë të besojmë, nëse janë sërish bashkë apo jo.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz kejsi lidhje modele stresi kejsi lidhje modele stresi

Sondazh

Poll