Art&Argëtim

Zogu gjigand që tërheq lartë një “peshkaqen”, pamjet e jashtëzakonshme nga Karolina e Jugut

5 Korrik 2020, 12:28 Nga DOSJA
Zogu gjigand që tërheq lartë një “peshkaqen”,

KAROLINA E JUGUT-Mediat e huaja kanë publikuar sëfundmi disa pamje të jashtëzakonshme nga Karolina e Jugut,  në të cilat shihet një zog gjigant që ngjitet mbi një plazh me një peshk të madh që e mban me sqepin e tij.

Ka qenë një moment që ka tërhequr vëmendjen e të gjithë pushuesve. Ndërkohë kjo video  e xhiruar në Myrtle Beach, Karolina e Jugut, është bërë virale në rrjetet sociale, por debati i ashpër është ndezur në internet për të gjetur emrin e këtijlloj zogu.

Përdoruesit e mediave sociale sugjeruan se mund të ishte një “qen i egër deti”,  një specie e vogël që përfshihet në fa miljen e peshkaqenëve, ndërsa të tjerët këmbëngulën se ishte një ton. Disa të tjerë thanë se forma e bishtit të saj i bëri ata të mendojnë se ishte “Mackerel.”

Disa njerëz menduan se është një peshk që hante specie nganjëherë referohet si një skifter deti.

“Padyshim një osprey, kërkon shumë fuqi për të ngritur disa nga peshqit e mëdhenj nga uji, zogj të mahnitshëm.”- tha një qytetar.

Videoja është regjistruar nga kati i 17-të i një apartamenti në datën 22 qershor.

Burimi: Metro

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete karolina e jugut karolina e jugut

Sondazh

Poll