Art&Argëtim

Wiwibloggs shkruan për Shqipërinë/ RTSH konfirmon Festivalin e 59 të Këngës… po Arilena Ara a do të jetë pjesë e Euro

5 Korrik 2020, 11:58 Nga DOSJA
Wiwibloggs shkruan për Shqipërinë/ RTSH konfirmon Festivalin e 59

TIRANË– Transmetuesi RTSH në Shqipëri  ka konfirmuar se do të vijojë organizimin e  edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës. Si zakonisht, konkursi do të përdoret gjithashtu për të zgjedhur edhe një prej artistëve që do të përfaqësojë Shqipërinë në  “Eurovision 2021”. Kjo do të thotë që fituesja e vitit të kaluar Arilena Ara nuk ka të ngjarë të kalojë në Roterdam.

Arilena Ara fitoi edicionin e fundit të finales kombëtare të Shqipërisë dhe priste të kryesohej në Roterdam majin e 2020 me këngën e saj “Fall From The Sky”. Fatkeqësisht, Eurovision 2020 u anulua për shkak të shpërthimit të pandemisë COVID-19.

Kjo do të thotë se fituesja e “X Factor Albania” nuk e pati shansin të realizonte ëndrrën e saj në Eurovision 2020.

Transmetuesi RTSH tani ka konfirmuar se Festivali i Këngës 59 do të zhvillohet në dhjetor të këtij viti. Ndërsa festivali i këngës parashikon pjesëmarrjen e Shqipërisë në Eurovizion, që nga viti 2003 fituesi i “FiK” ka vazhduar të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Nga kjo nënkuptohet se Arilena Ara nuk do të zgjidhet për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘Eurovision Song Contest 2021’ në Roterdam. Por nuk përjashtohet mundësia që Arilena të kthehet në “FiK 59” si garuese për të provuar sërish  fatin e saj për Eurovision 2021.

Media lokale e lajmeve “Zëri” raporton se megjithëse ka ende shumë paqartësi për shkak të pandemisë COVID-19, është bërë e qartë se Festivali i Këngës do të zhvillohet pavarësisht se çfarë ka ndodhur.

Aktualisht, të gjitha tubimet e mëdha publike në Shqipëri janë anuluar përfundimisht.  Nuk dihet nëse ky kufizim do të mbetet në fuqi deri në dhjetor por masat paraprake  të COVID-19 do të ndikojnë në zhvilimin e Festivalit të 59  të Këngës.

Festivali i Këngës mbahet çdo vit që nga viti 1962. Por prej vitit 2003, nisi të përzgjedhë në fitues për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision.

Më 1 korrik është zhvilluar një takim mes Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH Martin Leka dhe njerëzve të fushës si muzikantë dhe kantautorë. Ata diskutuan në lidhje me organizimin e FiK59. Ndër temat e diskutuara ishte edhe komisioni vlerësues për zgjedhjen e këngëve dhe kriteret për pjesëmarrjen e tyre.

Paraqitjet për FiK 59 do t’i bëhen komitetit të përzgjedhjes këtë shtator. Datat zyrtare për Festivali i Këngës do të shpallen në një moment të dytë.

Jeni të ngazëllyer për Festivali i Këngës 59? A mendoni se është e drejtë që Arilena Ara të mos zgjidhet automatikisht për Eurovision 2021?

Burimi: Wiwibloggs

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture arilena ara eurovision 2021 martin leka roterdam arilena ara eurovision 2021 martin leka roterdam

Sondazh

Poll