Aktualitet

As COVID-i s’i ndal dot! 8 mijë pushues nga Kosova dynden drejt bregdetit shqiptar, për dy orë rekord kalimesh

4 Korrik 2020, 06:20 Nga DOSJA
As COVID-i s’i ndal dot! 8 mijë pushues nga Kosova dynden drejt

KUKËS– Fundjava ka nisur dhe bashkë me të edhe “zbarkimi” i turistëve nga Kosova, të cilët zgjedhin që të pushojnë në bregdetin shqiptar. Vetëm mëngjesin e sotëm, nga ora 05:00 deri në orën 07:00, kufirin e kanë kaluar plot 8 mijë qytetarë.

Mësohet se mijëra qytetarë të Kosovës, duke respektuar edhe masat e sigurisë i janë drejtuar bregdetit, ku ndrë më të preferuarit kanë qënë Durrësi dhe Shengjini.

Po shkojmë për në Shqipëri, në Durrës të bëjmë pak pushim. Jemi duke u ruajtur sepse duhet të kemi kujdes,”-shprehet një prej tyre.

Fluksi i lartë i qytetarëve që duan të hyjnë në Shqipëri, ka bërë që pika doganore e Morinës të punojë me 6 sportele dhe me procedurë të përshpejtuar për të shmangur radhën kilometrike të krijuar.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet kufiri i morines kufiri i morines

Sondazh

Poll