Aktualitet

“Shumica e linjave urbane të hënën në punë”, Veliaj lëshon ultimatumin e radhës: I hiqet licenca atyre që s’ofrojn

3 Korrik 2020, 18:40 Nga DOSJA
“Shumica e linjave urbane të hënën në

TIRANË- Transporti urban në kryeqytet pritet që të rikthehet të hënën. Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj u kërkoi operatorëve që të fillojnë shërbimin ndaj qytetarëve, dhe në rast të kundërt, do të humbasin licencat.

Besoj që shumica e linjave do të dalin të hënën. Ato që nuk do të dalin dhe do guxojnë të vënë në dyshim këtë që jam duke thënë, do ta kenë ditën e fundit që punojnë në Bashkinë e Tiranës si Operator i Transportit Publik”, deklaro Erion Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj thotë se Bashkia ka qenë gjithmonë një dëgjuese e vëmendshme e kërkesave të tyre dhe ka lëshuar ndaj kërkesave të operatorëve sa herë që ata kanë pasur të drejtë. Për kryebashkiakun zgjidhja është e thjeshtë. Të gjithë ata operatorë që nuk përballojnë dot shërbimin të dorëzojnë licencat.

Do të habitesha nëse do të kishte nga ata që e vënë në dyshim fjalën time. Megjithëatë disa operatorëve u kam thënë, që nëse nuk ju del. Pra nëse, fjala vjen ju nuk ju del rroga si gazetare, atëherë ti nuk del më nesër me mikrofon, sepse thua: “Unë me këtë punë nuk realizoj dot të ardhur apo stilin e jetës që kam.” Kështu që për ata që sinqerisht mund të kenë borxhe, overdrafte, mjafton ta lënë licencën, ne hapim garë dhe e merr dikush tjetër” u shpreh Veliaj për Top Channel.

(Marrë nga Top Channel)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet erion veliaj hapet transporti publik erion veliaj hapet transporti publik

Sondazh

Poll