Aktualitet

Qull në djersë nga vrapi, policia arreston dy “skifterët” shqiptarë, fundosen nga dëshmia e të resë italiane

3 Korrik 2020, 17:56 Nga DOSJA
Qull në djersë nga vrapi, policia arreston dy

ITALI-Dy shqiptarë të moshave 20 dhe 28 vjeç, janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e djeshme, nga policia italine në Borgoratti, teksa po tentonin të grabisnin një shtëpi. Një vajzë ka sinjalizuar policinë, e cila ka ardhur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë arrestimin e tyre. Denoncuesja pa njërin prej shqiptarëve që po bënte roje në rrugë, ndërsa tjetri po zbriste nga një tub uji.

Sapo kuptuan se dikush i kishte pikasur, shqiptarët tentuan t’ja mbathin, por arratia zgjati shumë pak. Përshkrimet e sakta të denoncueses, bënë që karabinierët t’i kapnin vetëm pak metra larg zonës së ngjarjes. Në momentin e arrestimit, shqiptarët ishin të djersitur për shkak të vrapit.

Shqiptarët u shoqëruan më pas në kuesturë dhe vajza arriti që t’i identifikonte, nga fotot në një album. Sipas mediave italiane, dy të rinjtë nuk kishin leje qëndrimi, ndërsa 28-vjeçari kishte precedentë të mëparshëm penalë.

Marrë nga Ligurianotizie.it

(g.sh./dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali arrestohen shqiptaret ne itali

Sondazh

Poll