Aktualitet

Artan Lame thirrje qytetarëve në Durrës: Denonconi punonjësit e Kadastrës që iu kërkojnë para

3 Korrik 2020, 17:48 Nga DOSJA
Artan Lame thirrje qytetarëve në Durrës: Denonconi

DURRËS– Kreu i Kadastrës, Artan Lame ka qenë sot në Durrës dhe ka dorëzuar 110 leje legalizimi. Lame gjatë dorëzimit të certifikatave pyeste qytetarët nëse dikush u ka kërkuar lekë për përfitimin e dokumentacionit, duhet të denoncohen.

”Janë 110 familje që përfitojnë nga ky projekt. Na thoni nëse ju ka kërkuar njeri lekë. Pra mjafton të ndiqen procedurat. Në këtë proces ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me Bashkinë Durrës”, tha Lame.

Më tej ai u shpreh se disa prej certifikatave mund të merren nëpërmjet rrugëve elektronike, që do të thotë se për një pjesë të dokumentave mund të aplikoni online. Kreu i Kadastrës prej ditësh ka nisur një tur takimesh në të gjithë Shqipërinë dhe ka premtuar se do të zgjidh problemin e pronave në bregdet.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet artan lame kadastra durres problemet me pronat artan lame kadastra durres problemet me pronat

Sondazh

Poll