Aktualitet

“Të paktën të na japin pagat e luftës”, transporti ndërqytetas në Dibër drejt falimentimit, paralajmërojnë protesta

2 Korrik 2020, 13:29 Nga DOSJA
“Të paktën të na japin pagat e luftës”,

DIBËR-Transporti ndër-qytetas në Dibër po has në vështirësi të mëdha, si pasojë e  protokolleve anti-covid, të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë. Ata shprehen, se për shkak të numrit të ulët të pasagjerëve, nuk po mbulojnë dot as shpenzimet e naftës dhe janë drejt falimentimit.

Drejtuesit e mjeteve kërkojnë nga shteti që të kompensojë naftës dhe të lëvrojë pagat e luftës, të cilat shumë prej tyre nuk i kanë marrë. Nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata kërcënojnë me bojkot deri në protestë.

Lëvizim bosh nalt posht s’ka lëvizje, nuk del asigjo, unë i fus 100 mijë lekë naftë, shkoj e vij me 8 vetë, kanë frikë njerëzit“, u shpreh njëri prej tyre.

Një tjetër operator transporti u shpreh se për 4 muaj ka marrë vetëm një pagë lufte 400 mijë lekë.

“Kosto është katastrof këto ditë se vij 2-3 vet nga Tirana dhe duhen 100 mij lekë naftë. Nuk ke nga shkon, e ka gjithë Europa kompensimin e naftës, vetëm Shqipëria se ka. 400 mijë lekë për 4 muaj, 1 milion lekë kan maru letrat. 400 mijë lekë ca bon, të bosh letrat apo të hash bukë”, tha ai.

Ndërsa një tjetër shofer tha se detyrohet të niset në Tiranë edhe me 1 pasagjer.

“S’po nxjerrim lekët e kafes, duhet me u nis, po të na japin pagat e luftës të paktës. Ja tashi do shkojm për tiranë ne, ca do bojm me 1 pasagjer”, u shpreh qytetari. 

Në disa qytete si Durrës, Vlorë, Berat, Fier, Lezhë Shkodër, Korçë, Mat, Peshkopi,ka rifilluar transporti ndërqytetas, me vështirësi të mëdha. Nga ana tjetër  Shoqata e Transportit nuk lëviz nga 4 kërkesat e tyre ndaj qeverisë, për heqjen e akcizës së naftës, kompensimin e kapacitetit të munguar, kompensimin e kategorive që nuk paguajnë dhe zerimin e TVSH-së. Gjithashtu ata kanë kërkuar edhe një pagë lufte shtesë prej 400 mijë lekësh.

Qeveria deri më tani ka mbështetur këtë sektor nëpërmjet njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, zero taksa dhe po ashtu zero tarifa vendore deri në 31 dhjetor 2020.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet transporti nderqytetes ne diber transporti nderqytetes ne diber

Sondazh

Poll