Insights

Biçikleta në trotuar! O Bashki, po na rrezikohet jeta!

4 Prill 2019, 12:10 Nga DOSJA
Biçikleta në trotuar! O Bashki, po na rrezikohet jeta!

Unë nuk e di nëse do të kenë të ardhme ose jo ato pistat e improvizuara për biçikleta të rrugëve të qytetit tim që nuk janë për atë punë. Po, hajde nuk po themi gjë. Kur bien këmborët nuk dëgjohen zilkat!

Por, që në disa pika e segmente trotuaret e kalimit të këmbësorëve dhe pistat e biçikletave të mbivendosen mbi njera tjetrën këtë nuk ja kemi borxh njeriu.

Kam tre ditë që kthehem nga puna dhe në dy vende ndonjë biçikletist i rrallë për pak sa nuk më ka thyer njëherë krahun dhe njëherë qafën duke më ardhur e goditur mbi trotuar që ai e konsideron pistën e tij!

O nëpunësa të Bashkisë Tiranë, o të zgjedhur:

Si mund të bëhet, tolerohet, heshtet, kjo që të na rrezikohet jeta në trotuar !

Po na rrezikohet jetën thjesht sepse doni të bëni marrëdhënie publike me jetët tona !

Piar – sikurse i thoni!

PR.

Jo TR por PR!

Po na rrezikon jetën Piari!

Si t’a mbrojmë jetën tonë që na e merr bashkia e qytetit tonë që e mbajmë me lekët tona!

Si mundet që pistat e bicikletave t’i mbivendosni me trotuaret e këmbësorëve!

Po mirë, po as një gjë elementare nuk realizojmë dot në këtë qytet që sëpaku të mos përplasim këmbësorin me çiklistin në një pistë tmerri e ngushtë sa një shteg dhish në Himalaja, dhe ku tjetri në mbërmje të vjen nga mbrapa dhe të ngul cepin e timonit të biçikletës në ije a në veshkë, të godet me pedale në pjesën e pasme të gjurit, të ngul rrotën e përparme në kurriz!

Keni sy a mendje, se për shpirt nuk po flasim, apo jo?

Na përzutë nga rruga sepse ja dhatë veturave, tani na përzini edhe nga trotuari sepse u a jepni ca biçikletistëve të rrallë!

Kam dy netë me dhimbje krahu mor ju marrtë e mira ju marrtë!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog artan fuga bicikletat ne trotuar korsite e bicikletave artan fuga bicikletat ne trotuar korsite e bicikletave

Sondazh

Poll

Insights 3 Prill 2019, 18:53

PS nuk dëgjon nga ai vesh, po PD?

Rudina Hajdari beri sot nje zbulim interesant ne sallen e Parlamentit. Tek kerkonte me naivitetin e nje qingji qe nuk e ka idene se me cilet ujqer ka te beje, k...

Insights 3 Prill 2019, 14:08

Shqiprimi, kandidat për Parlamentin Evropian

Një të shtune në vitin 2009, Shqiprim Thaqi ishte duke bërë muzikë me rrok bandin e tij në një lokal në qytetin Eupen të Belgjikës kur disa nga mysafirët ju kis...

Insights 30 Mars 2019, 12:51

10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk ës...