Insights

PS nuk dëgjon nga ai vesh, po PD?

3 Prill 2019, 18:53 Nga DOSJA
PS nuk dëgjon nga ai vesh, po PD?

Rudina Hajdari beri sot nje zbulim interesant ne sallen e Parlamentit. Tek kerkonte me naivitetin e nje qingji qe nuk e ka idene se me cilet ujqer ka te beje, kerkoi qe reforma zgjedhore te mos jete thjeshte qoka dokumentare per ato sugjerimet surragato te zakonshme te OSBE/ODIHR, por te shkoje akoma me tej. Ajo kerkoi ndryshimin e SISTEMIT!

Kaq mjaftoi qe Rilindja qe e detyroi Rudinen, Ralfin dhe anonimet e tjere te beheshin fasade e nje sistemi te kalbur me mbret lakuriq plakun shendetlig te Surrelit, te fillonte te kerkonte ne salle shpresen tek fantazmat politike te Lulit e Mones te vetvrare politikisht. “Reformen do ta bejme me opoziten politike”-çirrej Edi Rama me zerin e Damianit.

Mesa duket Rudina artikuloi diçka qe trembi Ramen dhe sistemin e tij te çakejve rilindas. Rudina artikuloi sot endrren me te keqe ne beze te plakut surrelian qe e kupton se zeri i dridhshem i Hajdarit eshte ne fakt kumti i nje plani qe as ajo vete nuk e ka te qarte sesi do te mund te vihej ne jete. Por ama ajo qe ndodhi sot ne ne Parlament qe nje paranteza e nje tjeter levizje tektonike qe nuk e shohim, por minjte e Rilindjes e ndjene qe cke me te. Ajo qe thote Rudina hakshe hakshe e mendojme te gjithe, por nga deshira qe kemi qe te ndodhe nuk e tregojme nga frika se mos na prishet.

Tani pyetja eshte, nese PD e LSI e mendojne si Rudina apo si Edi Rama?!…

E para mund te kthete ne nje mundesi te arte nese opozita e artikulon qe elektorati i arsyes te ktheje syte e konsiderates nga fronti opozitar. Nese eshte e dyta, pra nese Luli e Mona e mendojne si Rama, atehere shprehja “Selanik e tatepjete, sic ka qene do te jete”, mbetet ne fuqi. Sot per nje dite, Rudina e justifikoi vendimin e saj per te qendruar ne Parlament…

p.s…sot e pame plakun e Surrelit ti dridheshin kembet, dhe kjo jo prej pleqerise…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog bledian koka kuvendi i shqiperise partia demokratike rudina hajdari bledian koka kuvendi i shqiperise partia demokratike rudina hajdari

Sondazh

Poll

Insights 3 Prill 2019, 14:08

Shqiprimi, kandidat për Parlamentin Evropian

Një të shtune në vitin 2009, Shqiprim Thaqi ishte duke bërë muzikë me rrok bandin e tij në një lokal në qytetin Eupen të Belgjikës kur disa nga mysafirët ju kis...

Insights 30 Mars 2019, 12:51

10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk ës...

Insights 29 Mars 2019, 20:40

Drejt vetvrasjes së kombit!

Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997....