Insights

Lutja e shkodranes: Zot, ndale dorën në Shkodër, mos ia fik zemrën këtij qyteti

30 Mars 2019, 20:24 Nga DOSJA
Lutja e shkodranes: Zot, ndale dorën në Shkodër, mos ia fik

Jam lé e rrit’ n’Shkodër.Baba e mama jeme janë lé e rrit’ n’Shkodër.Gjyshat e mi e nanababja jeme janë lé n’Dukagjin,kanë rinu e janë plakë n’Shkodër.Nanadaja jeme,shkodrane e vjetër.
Na jetojmë pranë kryqzimit të ish-Degës së Mrendshme.Afër kam lagjet e vjetra të Sarreqit,Gjuhadolit,Arrës së Madhe dhe Stacionin e trenit.
Fminija jeme n’Shkodër asht e tejmbushun me personazhe të ndritun t’qytetit që m‘kanë kalitë karakterin e kujtimet.

Te pallati jem,në kat t’tretë jeton Paulin Preka,krenaria e humorit shkodran.Në po të njejtin kat ka jetu për shumë vjet Rudolf Rasha,ish-nën kryetar bashkiet.Tek pallati përballë ka jetu Edmond Rasha,trajner i ekipit të Vllaznisë së volejbollit për femna.Pak metra ma poshtë majtas ka jetu doktori i famshëm neuro-psikiatër,i ndjeri Sandër Ashta e përballë tij;shpija e Pashko Vasës.Tek pallati djathtas nesh ka jetu doktori i zemrës,i ndjeri Skender Zaimaj.Njiqind metra ma poshtë jeton Zef Çoba,kompozitor e dirigjent i madh,tullë e randë e kangës shkodrane.Mbas shpisë së Zef Çobës ka jetu i ndjeri Willy Kamsi;albanolog,publicist e diplomat shqiptar.Mbas shpisë së Willy Kamsit ka jetu Jozefina Topalli;kryetarja e parë femën e Kuvendit të Shqipnisë.Mbas shpisë së Jozefinës ka jetu piktori rebel Nikolin Luci.Përballë ktij bllokut të ndërtesave ka jetu Paulin Ndoja,gardian i portës së Vllaznisë.Nga ana tjetër përballë dhomës teme,ka jetu Pjetër Arbnori,deputet e shkrimtar shkodran;Mandela i Ballkanit.

Për mos me e zgjat shumë,tuj e dit që kam harru shumë tjerë,ajo çka du me than asht që në nji rreze prej vetëm nji kilometër Shkodrës i rrjedhte ndër vena vetëm art,kulturë,sport e politikë.Imagjinoni çka u bate n’tan Shkodren!Shkodra ndritte prej sharmit të ktyne burrave e grave të meçme,prej kontributeve të tyne të paçmushme.N’Shkodër ndodhte çdo ditë magjia..!

Kujtoj gratë fisnike të lagjes teme,finesa e t’cilave më magjepste e me mbushte imagjinaten me skenare me rruza me perla e fustane me pala elekrike.Infermiere,doktoresha,msuse,rrobaqepse dhe shpijake të nderume,puna e t’cilavë i jepte puls jetës n’lagje.N’ktë ambjent,nuk kisha ka me ja majtë mos me u marrë edhe une e motra jeme me art e kulturë.

M’kanë msu me kndu Kujtim Alija,Lec Balca,Bardhyl Hysa,Roland Guli,Lekë dhe Gjon Shllaku.M’ka msu me kcy Vladimir Saiti.M’ka msu anglisht Marie Sheldija e m’ka ba matematikë Besim Zagani.

Shkodres i rrahte zemra prej shoferave të thjeshë,si baba jem,prej elektriçistave të palodhun,prej bojnaxhive me shumë humor,prej adhurusve të gardalinave,prej biçiklistave me ballë të nximë,prej kopshtarëve që rritshin drandofillet ma të bukra n’botë e prej rojeve fjalëpak të shkollave.Kta ishin themelet e shpisë shkodrane,kta kishin lexu ma shumë libra e dijshin ma shumë poezi se ma i miri politikan sot.

Por kto që përmenda janë personazhe të kapitujve me shkronja arit të ish-Shkodres,mbas të cilave historia kapet fort me thonj.Shkodra ka edhe Zojen e Shkodres,tek e cila kam uzdajë që lutet prap për ne…sot ma shumë se kurrë!

O Zojë,çoje zanin pak ma shumë!
O Zot,ndale doren tande t’butë mbi Shkodër!
Ma ndal turrin edhe mu,mos me ik natën për hanë prej ktu e me ja fikë krejt zemren ktij qytet…

Nga Edona Staka 

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog epitaf i shkodres epitaf i shkodres

Sondazh

Poll

Insights 30 Mars 2019, 12:51

10 fakte për lidhjen ruse të Lulzim Bashës

Hapja e protestave të opozitës me muzikën e filmit “Skënderbeu” – një prodhim rus siç u vu re me të drejtë në Parlament nga ministrat e qeverisë – nuk ës...

Insights 29 Mars 2019, 20:40

Drejt vetvrasjes së kombit!

Nuk them asgjë të veçantë kur them se po përjetojmë një situatë shumë kritike në vendin tonë, madje është situata më kritike pas revoltave të vitit 1997....

Insights 27 Mars 2019, 16:12

Katër rrëfime nga Bosnja

Muhabete nga hapja e një kafehaneje në SarajevëNga Nedeljko Opančić1. Ishte një ditë e rëndomtë.Nga veturat zyrtare dilnin ata që punojnë diçka, por popu...

Insights 27 Mars 2019, 07:47

Dosja 339 dhe një sherr i vjetër Meta-Berisha

Tiranë- Herë pas here media shqiptare kujtohet të rikthejë në jetë copa historie, krizash, tensionesh e sherresh të harruara. Një të tillë e ripamë në shtyp pak...

Insights 27 Mars 2019, 07:22

Përse gjithë këto para?

Përtej zhurmës për papërgjegjshmërinë ligjore të Lulzim Bashës, në mënyrën si ka paguar lobistët e tij në SHBA, në vitin 2017, ka një detaj të rëndësishëm, që p...

Insights 26 Mars 2019, 15:54

Përvojë ekselente për ekselentin në dështim

Kryeministri e dashuron idenë që të tjerët që të tjerët ta adhurojnë si arkitekt të një Shqipërie të re. Një detaj i kësaj arkitekture i propaganduar me të madh...