Politike

Mbrëmje PRIVATE tek ambasada e SHBA/ Rama, Basha, Meta, Veliaj e Ruçi të ftuar, me gratë për krahu bashkohen tek amerikanët… darka në rezidencën e Yuri Kim

EKSKLUZIVE
Dosja.al ka mësuar se ambasadorja Yuri Kim ka ftuar në një darkë që do të shtrohet në rezidencën amerikane, krerët kryesorë të institucioneve në vend, dhe liderin e opozitës.  Darka do të zhvillohet më 2 korrik në mbrëmje, dhe pritet që "audienca" të jetë tejet e përzgjedhur. 
Featured image of article: Mbrëmje PRIVATE tek ambasada e SHBA/ Rama, Basha, Meta, Veliaj e Ruçi të ftuar, me gratë për krahu bashkohen tek amerikanët… darka në rezidencën e Yuri Kim Lidert shqiptare me grate e tyre, dhe Yuri Kim
Përditësuar:

TIRANË- Festa e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është kthyer në një ‘festë’ edhe shqiptare. Përvit, ambasada amerikane organizon pritje për të kremtuar 4 korrikun, ku në vitet e shkuara nuk kanë munguar gazetarë, aktivistë, politikanë dhe krerët e shtetit shqiptarë. Pandemia e COVID-19 duket se do të ndryshojë edhe këto zakonte. Ky vit e gjen ambasadën amerikane me një “zonjë të re shtëpie”. Yuri Kim ka menduar ta organizojë ndryshe 4 korrikun, Festën e Pavarësisë.

Dosja.al ka mësuar se ambasadorja Yuri Kim ka ftuar në një darkë që do të shtrohet në rezidencën amerikane, krerët kryesorë të institucioneve në vend, dhe liderin e opozitës.  Darka do të zhvillohet më 2 korrik në mbrëmje, dhe pritet që “audienca” të jetë tejet e përzgjedhur.

I veçantë është edhe formati i takimit të zgjedhur nga Kim. Të gjithë të ftuarit do të shoqërohen në takim nga bashkëshortet e tyre.

Kryeministri Edi Rama me Linda Ramën, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi me znj.Erfanen, presidenti Ilir Meta me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me Aurela Bashën, e po ashtu edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me Ajola Xoxën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Politikanët më të rëndësishëm të vendit do të kalojnë disa orë ngjitur me njëri-tjetrin duke trokitur gotat, në një aktivitet të organizuar nga amerikanët. A do t’i lenë pas “armiqësitë” dhe debatet e ashpra? A do të takohet kryeministri Edi Rama me kundërshtarin e tij politik që kërkon vitin e ardhshëm ti zejë “fronin”?

Historia ka treguar, që në këto raste politika shqiptare bëhet njësh për të festuar. Të shpresojmë se do të ketë dëshmitarë bujarë për të rrëfyer zhvillimet që do të ketë kjo mbrëmje.

(F.g/dosja.al)

Shto Koment