Politike

Rama njofton tërheqjen e padisë për shpifje kundër Haradinajt: E kam njoftuar dhe i kërkova takim, por s’ma hapi derën

30 Qershor 2020, 13:20 Nga DOSJA
Rama njofton tërheqjen e padisë për shpifje kundër

KOSOVË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se ka tërhequr padinë kundër ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Në konferencën e tij për mediat në përfundim të vizitës së tij në Kosovë, Rama tha se i kishte kërkuar Haradinajt takim, dhe do ishte ai që do ulej por nuk ishte pranuar. Më tej numri një i qeverisë shqiptare tha se e kishte njoftuar kreun e AAK-së për tërheqjen e padisë, e më tej deklaroi se padia do tërhiqet dhe zyrarisht.

Ramushit i kam kërkuar takim si gjithë të tjerëve dhe si paditës që shkon tek i padituri besoj që nuk ishte ai që ulej duke më hapur derën, për më tepër duhet të diskutoja me të për këtë çështje që është shumë më e madhe se emrat e përvetshëm.

E kam njoftuar se nuk do të bëja konferenca pas çdo dere, por në fund do tërhiqja padinë. Nuk e di çfarë roli ka tërheqja e padisë në rolin mes nesh. Për më tepër me padi e pa padi, me shpifje e pa shpifje, Haradinaj për mua është një figurë historike dhe nuk mund të lëvizë prej andej. Në fund dua të them që padia do të tërhiqet dhe zyrtarisht”, tha Kryeministri.

Rama ka përfunduar vizitën 2 ditore në Kosovë. Për dy ditë me radhë, Rama takoi liderët politikë në Kosovë, por nuk shtrëngoi dot duart me Haradinajt. Kreu i qeverisë tha se i kishte kërkuar takim, por i ishte mbyllur dera. Në fund të vizitës, Kryeministri ka njoftuar tërheqjen e padisë kundër kreut të AAK-së. Rama tha se vizita në Prishtinë ishte për tu informuar dhe jo për të bashkuar politikën. Ai ka kundërshtuar edhe njëherë aktakuzat e tha se Kosova sot ndodhet në një udhëkryq të madh dhe në rrezik.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove rama terheq padine kunder haradinajt ramush haradinaj edi rama konferenca e rames nga prishtina rama ne kosove rama terheq padine kunder haradinajt ramush haradinaj

Sondazh

Poll