Editorial

Merkel dhe Macron tregojnë vendosmëri

30 Qershor 2020, 11:14 Nga DOSJA
Merkel dhe Macron tregojnë vendosmëri

Pak para fillimit të presidencës gjermane të BE-së, kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Francez Emmanuel Macron demonstruan unitet në përballimin e pandemisë Corona. Në luftën për një program për rindërtimin ekonomik, ata duan të “japin një impuls pozitiv në drejtimin e duhur për të ardhmen evropiane“, tha Merkel në një takim me Macron në Kalanë Meseberg afër Berlinit.

“Me e rëndësishme është për mua që ne në fund të dalim nga debati me një instrument të fortë,” tha politikania e CDU. Presidenti francez kërkoi që një marrëveshje për programin të arrihet që në korrik.” Kjo është përparësia jonë kryesore.” Macron tha se në qendër do të jenë grante për buxhetin, sepse huatë dhe kreditë rritin vetëm borxhin e shteteve marrëse.

Macron dhe Merkel propozuan në maj një fond ndihme prej 500 miliardë eurosh për ta nxjerrë ekonominë evropiane nga kriza. Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen më pas paraqiti një plan rindërtimi të financuar nga borxhet me një vëllim prej 750 miliardë eurosh. 500 miliardë euro nga kjo do të jepen si grante dhe 250 miliardë si kredi për vendet e BE-së. Plani është duke u negociuar së bashku me kornizën financiare shtatë vjeçare të BE-së, për të cilën Komisioni po synon 1.1 trilion euro.

Rezistenca e “katër kursimtareve”

Merkel dhe Macron po bëjnë fushatë për këtë projekt në radhët e anëtarëve të BE- së dhe po përballen me rezistencë të ashpër. Austria, Hollanda, Suedia dhe Danimarka, të ashtuquajturat “katër kursimtaret”, janë kundër granteve që nuk duhet të paguhen. Një vendim mund të merret në samitin e BE në Bruksel në mes të korrikut. Qeveria gjermane dëshiron të hedhë themelet për një presidencë të suksesshme gjermane – e para prej 13 vjetësh.

Vendosmëria e qeverive në Berlin dhe Paris është çelës për të përballuar krizën, tha kancelarja Merkel.

Për Francën, e cila u godit shumë nga pandemia, negociatat për fondin e rindërtimit nuk kanë të bëjnë vetëm me shpenzimin e shumë parave: Parisi po shpreson të përfitojë 30 deri në 40 miliardë euro nga programi. Pas krizës së gjatë të Coronës dhe humbjve të rënda në zgjedhjet lokale, Presidenti Macron ka gjithashtu nevojë për suksese në politikën e jashtme që do të rrisin karizmën e tij. Marrë nga Deutche Welle

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial angela merkel emanuel macron evropa angela merkel emanuel macron evropa

Sondazh

Poll

Editorial 27 Qershor 2020, 08:16

Poshtërimi i Shtëpisë së Bardhë

Është e kotë të fantazojmë. Por, në këtë shekull, dhe në të kaluarin, fitoret kanë qenë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Robert O’Brien dhe Richard Gr...

Editorial 26 Qershor 2020, 09:44

Kurthet e ardhshme për Kosovën

Çfarë do të jetë narracioni i ardhshëm i Kosovës?Pas deklaratës befasuese të Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës është formësuar një lloj diskursi p...

Editorial 23 Qershor 2020, 14:44

Kush e udhëheq sot botën?

Krizat mund të sjellin edhe qartësi. Në krizën financiare të vitit 2008-09, u krijua klubi i G20-ës i ekonomive më të mëdha të botës, duke reflektuar faktin ses...

Editorial 23 Qershor 2020, 05:20

Partia e Vuçiçit fitoi zgjedhjet në Serbi

SERBI-Duke i dhënë 63 përqind të votave partisë së Presidentit, duket se serbët kanë votuar sidomos për stabilitetin e vendit. Në zemër të Ballkanit sundon qetë...

Editorial 22 Qershor 2020, 19:17

Komedia ‘Parlament 2020” dhe Pallati 176…

Organi më kardinal  i demokracisë, aty ku bëhën ligjet dhe merren vendimet më të rëndësishme të një shteti, Parlamenti, te ne është kthyer në një  gallatë batut...

Editorial 22 Qershor 2020, 13:18

Tuneli në det, qeveria në zjarr

TIRANË- Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke u ngjitur ne podin e ekonomive me investimet me te fuqishme ne infrastrukture. Ne harku...

Editorial 22 Qershor 2020, 10:09

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike u takua ditën e sotme me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Gjatë takimi, u diskutuan problemet që po kalo...