Editorial

22 Qershor 2020, 10:09 Nga DOSJA

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike u takua ditën e sotme me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Gjatë takimi, u diskutuan problemet që po kalon ekonomia dhe financa shqiptare gjatë periudhës së pandemisë. Ky takim vjen në një kohë kur kreditë janë shtyrë deri më 31 gusht, për shkak të vështirësive të krijuara nga COVID-19 .Sipas Bashës, nëse kriza ekonomike nuk kalohet shpejt, rrezikon që të vërë në situatë shumë të vështirë institucionet e miokreditit. Kryedemokrati ndër të tjera ka premtuar ndihmë kur të vijë në pushtet për institucionet e miokreditit, kryesisht për kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të drejtuara kryesisht nga të rinjtë.

Njoftimi i plotë

Fuqizimi i biznesit të vogël, hapja e bizneseve të reja kryesisht nga të rinjtë dhe punësimi i tyre, mbështetja e bujqësisë, janë prioritet i imi dhe i Partisë Demokratike. Gjatë takimit me drejtuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, znj. Arlinda Muja Presidente dhe znj. Brunilda Isaj Sekretare e Përgjithshme, diskutuam ndër të tjera dhe për vështirësitë që po kalon ekonomia dhe financat shqiptare, të rënduara dhe më shumë nga pandemia. Gjatë takimit i falenderova për zbatimin e moratoriumit e cila ndihmon kredimarrësit në këtë situatë të vështirë. Ndamë shqetësimin për mungesën e likuiditetit, krizën ekonomike për tejkalimin e së cilës nëse nuk veprohet shpejt do të vërë në pozitë të vështirë sistemin bankar dhe veçanërisht institucionet e mikrokreditit, pasi do të rritet pamundësia e qytetarëve dhe bizneseve për t’i shlyer kreditë. Vonesa në ripagimin e kësteve dhe shtyrjet e detyruara kanë ulur me 60% arkëtimet vetëm në institucionet e mikrokreditit. Deri më sot janë 175.000 vende pune të krijuara nga bizneset e financuara prej institucioneve të mikrokreditit, ku vetëm gjatë 2019 këto institucione kanë mbuluar 68% të të gjithë kërkesave për kredi në vend. Për shkak të situatës ekonomike që po kalon vendi dhe rritjes së vazhdueshme të taksave, është bërë tejet i vështirë suksesi i bizneseve të konsoliduara, ndërsa për hapjen e bizneseve të reja është thuajse e pamundur. Lufta për mbijetesë ka bërë që shumë biznese të mbyllin vende pune, ku më të prekurit janë të rinjtë. Në këtë kuadër, krijimi i mundësive për të hapur një biznes, fuqizimi i bizneseve të vogla, rritja e mundësive për punësim është një nga synimet kryesore të Partisë Demokratike. Në planin tonë, ne planifikojmë garanci shtetërore ndaj institucioneve të mikrokreditit për të ndihmuar ato në kreditimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, të drejtuara kryesisht nga të rinjtë, ndërsa me prioritet do të konsiderohet dhe mbështetja për bujqësinë.Programi ekonomik i Partisë Demokratike ka në fokus të tij uljen e barrës fiskale sidomos për bizneset e vogla, mbështetjen me subvencione ndaj fermerit me të paktën 100 milionë euro në vit, eleminimin e procedurave të tepërta burokratike dhe krijimin e kushteve për konkurrencën e lirë e të ndershme nëpërmjet një procesi dialogu me të gjithë aktorët kryesorë të tregut financiar.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial lulzim basha shoqata mikrofinanca shqiptare lulzim basha shoqata mikrofinanca shqiptare

Sondazh

Poll

Editorial 22 Qershor 2020, 09:32

Europa pa Amerikën

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9....

Editorial 19 Qershor 2020, 12:30

Rekrutuesi i fatkeqësisë

Kur diskutohet ndikimi i fatkeqësive natyrore në politikë, shumica e quan fat për Edi Ramën, atë që ka ndodhur nga 26 nëntori deri sot.Tërmeti dhe virusi, sipas...

Editorial 18 Qershor 2020, 12:20

Në Washington, pa parime

Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milo...

Editorial 16 Qershor 2020, 05:53

Si do të jetë bota pas pandemisë

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...

Editorial 14 Qershor 2020, 16:15

Varka e Turit dhe barka e Noes!

Varka e Turit dhe barka e Noes!“Turi po lundronte me varkë në një lumë të rrëmbyeshëm.  Para i doli një shkëmb nënujor. Çfarë bëri Turi?Lundroi për në br...

Editorial 10 Qershor 2020, 10:08

Dy negociata me dy shpejtësi

1.Për disa prej nesh që kemi kaluar disa procese negociatore të Kosovës- si dhe për disa prej të tjerëve që kanë kaluar procese të tjera negociatore në kriza të...