Editorial

Komedia ‘Parlament 2020” dhe Pallati 176…

22 Qershor 2020, 19:17 Nga DOSJA
Komedia ‘Parlament 2020” dhe Pallati 176…

Organi më kardinal  i demokracisë, aty ku bëhën ligjet dhe merren vendimet më të rëndësishme të një shteti, Parlamenti, te ne është kthyer në një  gallatë batutash dhe gastorësh nën regjinë mjeshtërore të K/ministrit.

Para disa ditësh, pamë shoun e radhës ku Rama si një komedian  shkëlqente me  batuta me deputetin e opozitë-pozitës, ku në thelb ishte “shenjtënia” e mustaqeve dhe shamia e beqarit. Kushtet që nga 9-të, shkuan në 15-të, vetëm për K/ministrin nuk  egzistojnë, duke nxjerrë batutën e radhës se janë 1500. Në këtë shtetbërje komedi batutash të ngjashme me Komedinë Pallati 176, rolin Vanit që dashuronte magazinën e luan me sukses mbreslënës opozita e re parlamentare.  Vani u bë magazinier falë krushqisë me drejtorin, kurse në komedinë “Parlamenti 2020”, Rama kërkon të bëhet “magazinjeri” i pushtetshëm i gjithë Shqipërisë  për të tretën herë, falë krushqisë me Jovan Opozitën.  Në këmbim të Shqipëri-Magazinës, po ja kthen me ndonjë post të vogël magazinieri “opozitës së re”, siç bëri me të vëllanë e Rudinës. Rolin e Sandër Mafishes që e kishte humbur si “Xhaferi simiten”, po e luan me sukses Selami Jenishehri që haruan ta ftonin në takim me Znj.Kim, po që ka votuar 100% ligjet e maxhorancës edhe pse hyri nga lista e opozitës. Ndërsa rolin e teto Ritës, e ka tejkaluar në sukses Majlinda që në mungesë të suksesit të krushqisë me drejtorin, po bën krushqi “happy end” me Kërpëratën.

Të ashtëquajturit deputet opozitarë që votojnë pro të gjitha ligjeve që propozon maxhoranca, tani kanë marrë misionin e radhës: të kundërshtojnë koalicionet para zgjedhore dhe listat e mbyllura. E bëjnë këtë, sepse vetëm kështu Rama K/ministër do të bëhet Rama i Tretë. Përsa i përket koalicioneve para zgjedhore, ato i  përmban Kushtetuta. A ka moral kjo tufë mercenarësh “opozitarë”,  që kanë marrë vetëm një grusht votash nga sovrani popull, të ndryshojnë Kushtetutën?

Covid Demokracia

E gjithe bota po jeton nën ankthin e pandemisë Covid 19, kurse në Shqipërinë tonë Covidi ka prekur edhe demokracinë e brishtë. Eshtë infektuar me Covid-in e Partisë Socialiste Opozita Parlamentare, Pallati i Drejtësisë, Media Tv, ndërsa doktori ambasador i “Rrugës së Elbasanit” prodhoi një vaksinë anti covid dhe e pagëzoi me emrin SPAK (Simptomat e Pacientëve Anakronikë). Por, virusin e drejtësisë së vjetër e trashëgoi edhe e “Reja”, kështu që eksperimenti me vaksinën SPAK rezultoi i pa sukseshëm. Çudi? Në Zimbaven e largët që nuk ka asnjë aspiratë Euro-Atlantike, për një tender u arrestua edhe Ministri i Shëndetësisë. Vetëm se prokurorët atje, nuk pritën tre javë siç priti SPAK për të siguruar dokumentat e tenderit, po i sekuestruan “right away”.

Me Covid duket se do infektohen edhe zgjedhjet e ardhëshme parlamentare 2021, pasi do administrohen nga qeveria që ka dhënë mjaftueshëm prova që di të “fitojë” edhe kur në ekran dalin brekët e grisura të Shukriut. Arresti shtëpiak i vëllezërve Budina edhe pse nuk kanë asnjë simptomë Covidi dhe për më tepër tamponi i’u bë vetëm atyre dhe jo familjarëve të tyre, na rrezikon të gjithëve. A kemi garanci se shumë nga ne nuk do na nxjerrin me Covid në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare dhe të na fusin në karrantinë para zgjedhore?

Z.Meta, edhe pse je shkrirë së qeshuri me Pallatin 176 dikur, sot duhet t’i fikësh dritat e skenës (ashtu siç bënte me ne dikur inspektori i skenës Kalaci, që na dëbonte nga skena kur ishim të pa qethur) komedisë shëmtirë “Parlament 2020”!

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial ilir gjini ilir gjini

Sondazh

Poll

Editorial 22 Qershor 2020, 13:18

Tuneli në det, qeveria në zjarr

TIRANË- Kete muaj Shqiperia vendosi nje rekord absolut boteror duke u ngjitur ne podin e ekonomive me investimet me te fuqishme ne infrastrukture. Ne harku...

Editorial 22 Qershor 2020, 10:09

TIRANË -Kreu i Partisë Demokratike u takua ditën e sotme me përfaqësuesit e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare. Gjatë takimi, u diskutuan problemet që po kalo...

Editorial 22 Qershor 2020, 09:32

Europa pa Amerikën

Shoku nuk ka kaluar akoma. Pak ditë pas njoftimit të presidentit, Donald Trump për tërheqjen e një pjese të trupave amerikane nga Gjermania, flitet për rreth 9....

Editorial 19 Qershor 2020, 12:30

Rekrutuesi i fatkeqësisë

Kur diskutohet ndikimi i fatkeqësive natyrore në politikë, shumica e quan fat për Edi Ramën, atë që ka ndodhur nga 26 nëntori deri sot.Tërmeti dhe virusi, sipas...

Editorial 18 Qershor 2020, 12:20

Në Washington, pa parime

Kjo e vendos Kosovën në një pozitë ku nuk ka qenë deri tani në gati tridhjetë vjetët e fundit të negociatave mes Kosovës e Serbisë (në formën e sundimit të Milo...

Editorial 16 Qershor 2020, 05:53

Si do të jetë bota pas pandemisë

Krizat e mëdha sjellin edhe pasoja të mëdha, zakonisht të paparashikuara. Depresioni i Madh nxiti izolimin, nacionalizmin, fashizmin dhe Luftën e Dytë Botërore,...

Editorial 14 Qershor 2020, 16:15

Varka e Turit dhe barka e Noes!

Varka e Turit dhe barka e Noes!“Turi po lundronte me varkë në një lumë të rrëmbyeshëm.  Para i doli një shkëmb nënujor. Çfarë bëri Turi?Lundroi për në br...