Art&Argëtim

Përkujtohet 76 vjetori i genocidit të popullsisë çame/ Historia historia e gjyshit Abdyl, u kthye në shtëpi pas 73 vitesh

27 Qershor 2020, 14:27 Nga DOSJA
Përkujtohet 76 vjetori i genocidit të popullsisë çame/

Në Tetor 2017,  u kthye në shtëpi Avdul Suleimani, një çam etnik 90 vjeç, minoritar shqiptar mysliman i cili iu  nënshtrua një masakre.

Sot është përvjetori i masakrës së kryer nga gjenerali pro-Grek Napoleon Zervas. Mediat e huaja kanë treguar për historinë e gjyshit Avdul dhe rrugëtimin gjatë kohës që ai u kthye në shtëpi pas  3 vitesh.

Ne kishim arritur, në një mënyrë krejt aventureske, të sillnim në shtëpi gjyshin Avdul, një plak shqiptar, i cili për më shumë se 73 vjet nuk e kishte parë Çamërinë, tokën e të parëve të tij nga kishte prejardhjen.

Sot, 27 qershor, shënohet përvjetori tragjik i një prej masakrave më të urryera, kur mbi 600 çam shqiptarë, përfshirë shumë gra dhe fëmijë, u vranë nga forcat e gjeneralit pro grek Napoleon Zervas, në 1944.

Një ditë që për njerëzit cam,  në Shqipëri, shënon fillimin e shfarosjes së asaj pakice, aq sa për të shpallur 27 qershorin “Dita e kujtimit të gjenocidit çam ”

Një genocid i kaluar nga historia në heshtje, që u krye kundër komunitetit mysliman shqiptar, i cili për shekuj jetoi në rajonin e Çamërisë  e cila kaloi nën kontrollin e Greqisë në vitin 1913.

Gjyshi Avdul, i internuar në qytetin shqiptar të Durrësit, ishte dëbuar nga atdheu i tij në ato ditë dhe i kërkon Hyenës që të jetë në gjendje të kthehej për herë të fundit  për të rishikuar shtëpinë ku ai u rrit me familjen e tij, pjesërisht i shfarosur gjatë masakrave të atyre viteve.

Gjatë rrugëtimit për në Shqipëri së  pari u ndaluam në kufirin jugor midis Shqipërisë dhe Greqisë, pasi dokumenti i vjetër i gjyshit Avdul mbart ende emrin shqiptar të fshatit të tij, sot grek. Arsyeja e mjaftueshme, për të ndaluar kthimin  e të moshuarit në shtëpi.

Disa orë tensioni dhe hidhërimi, me gjyshin që u frikësua se  nuk do të mundej të kthehet, në vendin e tij të lindjes për të parë atë shtëpi të bukur në mes të ullinjve. Ne nuk heqëm dorë dhe filluam një udhëtim me aeroplan për në Itali dhe prej andej me një traget nga Bari e çojmë në Greqi.

Sipas një raporti të publikuar shihen vështërsitë  dhe kthesat, të cilat rrëfejnë historinë e kthimit në shtëpi të një burri mbi 90 vjeç, i cili për 73 vjet nuk ishte në gjendje të shihte përsëri vendlindjen.

Burimi:.iene.mediaset.it

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Qershor 2020, 11:09

ORIGJINALE/ Si të sigurosh distancimin social

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale e cila tashmë është bërë virale tregon se si të ruani distancimin social në vendet që janë të populluara duke qenë se ...