Art&Argëtim

Jep rezultat pozitiv/ Terapia me rreze, metoda e parë në botë për trajnimin e koronavirusit. Mjekët turkë: Pacienti i infe

27 Qershor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Jep rezultat pozitiv/ Terapia me rreze, metoda e parë në botë

TURQI- Mjekët turkë  kanë përdorur për herë të parë tek një pacientë I infektuar me koronavirus një terapi me rreze ultravjollcë.

Lajmin e ka bërë të ditur në një konferencë për shtyp kirurgu kardiovaskular Hikmet Selcuk Gedik në Universitetin Gazi të Ankarasë i cili tha se  metoda është aplikuar te një pacient mashkull 46 vjeç, dhe se ka rezultuar me sukses.

Pacienti i parë i trajtuar me këtë metodë në Diyarbakır është  Mahmut Orak, i cili  ka thënë se ishte dërguar në spital më 18 qershor ndërkohë trajtimi filloi pasi rezultatet konfirmuan se ai ishte pozitiv me virusin.

“Kam qëndruar në shtëpi për pesë ditë, pastaj më çuan në spital kur u ndjeva keq. Pranova trajtimin me rreze dhe ndihem shumë mirë tani. Nuk ndjeva aspak dhimbje. Unë do të doja të falënderoja të gjithë për përpjekjet e tyre”, tha Ocak.

Kujtojmë se Gedik njoftoi në fillim të këtij muaji një studim klinik për terapinë e zhvilluar nga shkencëtarët turq për të trajtuar sëmundjet virale, përfshirë COVID-19, sipas prodhesit RD Global INVAMED.

“Procesi i studimit klinik, i cili lejon zbatimin te pacientët, ka filluar metodën e trajtimit TurkishBeam pasi u aprovua aplikimi i tij në Ministrinë e Shëndetësisë”, tha Gedik në një deklaratë.

“TurkishBeam”  është një sistem i trajtimit me rreze që u krijua dhe u zhvillua për herë të parë nga një kompani turke me famë botërore pas tre vjet studimesh nga shkencëtarët e TurkishBeam Selective-Sensitive UVC dhe Laser Therapy, ose TurkishBeam. Metoda, e cila mund të përdoret brenda trupit për herë të parë, vlerësohet si një hap global nga Turqia që do të ndryshojë paradigmat.

“Trajtimi siguron shkatërrimin e plotë të organizmave si mikroorganizmat, kërpudhat, bakteret dhe viruset dhe nuk dëmton qelizat dhe ADN-në e njerëzve”, sipas studiuesve.

Burimi:aa.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete koronavirusi ne turqi turqi koronavirusi ne turqi turqi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 27 Qershor 2020, 11:09

ORIGJINALE/ Si të sigurosh distancimin social

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale e cila tashmë është bërë virale tregon se si të ruani distancimin social në vendet që janë të populluara duke qenë se ...