Akuzohet për vrasje gjatë luftës, presidenti Hashim Thaçi anulon udhëtimin drejt Amerikës
24 Qershor 2020, 16:23Nga DOSJA
PRISHTINË– Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar udhëtimin e tij për në Amerikë për të marrë pjesë në takimin në Shtëpinë e Bardhë. Lajmin për anulimin e udhëtimit e ka dhënë i dërguari special i SHBA për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grennell.
Me anë të një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, Grennell shkruan se kreu i shtetit ia ka konfirmuar vendimin pas publikimit të aktakuzës së Prokurorisë Speciale për krime lufte.
“Presidenti i Kosovës sapo na ka informuar se ka anuluar udhëtimin e tij në Uashington, D.C pas njoftimit të bërë nga Zyra e Prokurorëve Speciale. Unë e respektoj vendimin e tij për të mos marrë pjesë në diskutime derisa çështjet ligjore të zgjidhen. Ne mezi presim takimin e të shtunës, i cili do të drejtohen nga presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri Abdullah Hoti,“-shkruan Grennell.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe 9 ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka reaguar pas publikimit të lajmit se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe disa luftatërë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të...
Bota24 Qershor 2020, 15:51
PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë në mbrojtje të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të c...
Presidenti Donald Trump firmosi të hënën urdhrin, që të zgjasë ndalimin e lëshimit të kartave jeshile jashtë territorit të Shteteve të Bashkuara deri në fund të...
BULLGARI-Qeveria e Bullgarisë ka vendosur që të shtyjë gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, deri më 15 korrik.Lajmin e ka bërë me dije Ministri i...
RUSI- Ditën e sotme mediat e huaja kanë publiukuar për herë të parë fotot dy vajzat e Vladimir Putin nga martesa e parë.Fotografitë të cilat janë realizuar në ...
TIRANË– Delegacioni i Kosovës është nisur pasditen e sotme nga aeroporti “Nënë Teresa” në Rinas drejt SHBA-ve. Kryeministri Abdullah Hoti është nisur...
Pandemia e koronavirusit mesa duket ka pasur një ndikim të rëndësishëm në aktivitetet e organizatave kriminale në Evropë por jo vetëm, pasi gjatë kësaj kohe jah...
SHBA- Zyrtarët e lartë të shëndetësisë u thanë të martën ligjvënësve amerikanë se përgjigja e vendit ndaj koronavirusit po përmirësohet – megjithëse 26 shtete a...
RUSI– Numri i infeksioneve në Rusi vijon të rritet pothuasje çdo ditë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistrua...
MEKSIKË – Presidenti amerikan Donald Trump ditën e djeshme inspektoi nga afër murin e ndërtuar në kufirin me Meksikën gjatë një vizite në Arizona.Ai...