Bota

24 Qershor 2020, 15:51 Nga DOSJA

PRISHTINË– Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë në mbrojtje të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, të cilët akuzohen për vrasje gjatë luftës së Kosovës. 

Me anë të një statusi në Facebook, Harandinaj i ka dalë në mbrojtje dy politikanëve duke shtuar se qytetarët besojnë në pafajësinë e tyre.

Populli shqiptar i Kosovës me të drejtë zhvilloi luftë për liri, pas shtypjes së egër nga regjimet e ndryshme serbe, që zgjati pothuajse një shekull, duke kulmuar me regjimin e Millosheviqit.Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë të pastër, rezultat i së cilës ishte liria dhe themelimi i Republikës së Kosovës. Ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Thaçi, kryetarit Veseli dhe të gjithë bashkëluftetarëve të tjerë,”-shkruan Harandinaj. 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kreu i PDK, Kadri Veseli dhe disa ish-luftëtarë të UÇK-së do të përballen me akuzat e Prokurorisë Speciale. Thaçi, Veseli dhe luftarët e tjerë dakuzon për më shumë se 100 vrasje të paligjshme gjatë luftës në Kosovë. Publikimi i akuzave është bërë në një kohë kur Kosova dhe Serbia po përgatiten për dialogun në Shtëpinë e Bardhë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni hashim thaci hashim thaçi nën akuze ramush haradinaj hashim thaci hashim thaçi nën akuze ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 24 Qershor 2020, 14:16

BRITANI- Gruaja e Tory Owen Paterson, ish ministër në kabinetin e David Cameron, është gjetur e vdekur në një pyll afër shtëpisë së tyre në Shropshire.Mediat e ...