Art&Argëtim

 Ali Pashë Tepelena u tradhëtua nga njeriu më i afërt i tij, Thanas Vaja (Athanase Vaïa)

22 Qershor 2020, 07:44 Nga DOSJA

Bavari.

Nuremberg, 16 mars.

Ne lexojmë në gazetën tonë artikullin më poshtë: 

Kufijtë e Italisë, 10 Mars. Ne po marrim lajme të rëndësishme nga Epiri në këtë kohë. Ali Pasha u tradhtua me të vërtetë nga mbështetësit e tij, dhe iu dorëzua Chourschid-Pashës (Hurshid ose Hurshit), i cili menjëherë e ekzekutoi duke i prerë kokën dhe duke e dërguar kështu në Kostandinopojë. Qeveria angleze e Ishujve Jonianë mori lajmin zyrtar të kësaj ngjarje më 9 shkurt, dhe menjëherë ia komunikoi konsujve të huaj.

 Ekstradimi u bë më 2 shkurt. Të nesërmen trupat turke hynë dhe pushtuan fortesën e Janinës. Një shqiptar, me emrin Vaia (Athanas ose Thanas Vaja), një mik i ngushtë i Aliut, dhe në të cilin ai kishte besim të pakufizuar, e tradhëtoi, për interes të Hurshid Pashës. Ky i fundit drejtoi vëmendjen e tij kryesisht tek thesari i Aliut, i cili përbënte një shumë të madhe, si në para dhe në bizhuteri; A ia dorëzoi Vaja të gjithin ? 

Besohet se Hurshid Pasha tani do të marshojë ndaj Suliotëve, të cilët ende nuk i janë nënshtruar Portës, siç pretendohej; por ata sulmuan shqiptarët myslimanë të cilët kohët e fundit mbështetën Hurshid Pashën, dhe kështu ata shkatërrojnë pronat e tyre. Lufta civile është më e ndezur se kurrë në Epir.

 Marrë nga Darsiani.com

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur ali pashë tepelena thanas vaja ali pashë tepelena thanas vaja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 22 Qershor 2020, 05:15

Kur Selman Stërmasit i ndalohej hyrja në stadium

Shqipëri- Për brezat e rinj, Selman Stërmasi mund të sjellë në mend më tepër stadiumin sesa sportistin. Por ka qenë një kohë, më e pabesueshmja e të gjithave, k...