Ekonomi

Tenderi për kanalizimet e ujësjellësit në Bulqizë, gazetari publikon DOKUMENTET: S’fitojnë ofertat më të ulëta, u

20 Qershor 2020, 06:49 Nga DOSJA

TIRANË– Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri ka bërë publik shkeljet e një tenderi të dhënë nga Bashkia e Bulqizës për riparimin dhe mirëmbarjen e kanaleve të ujësjellësit. Pas njoftimit të garës, Bashkia specifikonte se do të kishte përparësi kompania e cila do të jepte çmimin më të ulët dhe ofertën më të favorshme ekonomikisht.

Gazetari Tomorri shkruan, duke publikuar edhe dokumentet, se nga 6 kompani që morën pjesë në garë, tenderin nuk e fitoi ajo me ofertë më të ulët.

Diferenca mes kompanisë fituese dhe asaj që tha çmimin më të ulët është plot 350 mijë euro, të cilat do të shpenzohen ekstra për një vit nga taksat e shqiptarëve.

“Tenderat e bashkive, ashtu si ato të institucioneve qendrore, po bëhen me garë nga lart për çmimin. Nuk fitojnë ofertat më të ulëta. Ato skualifikohen gjithmonë me sebepet e kritereve teknike. Pjesa dërmmuese e tenderave shkojnë me 99 e madje 100% të fodnit limit. Ky i ujësjellësit madje është bërë në kohë pandemie, kur tenderat ishin bllokuar me vendim qeverie,”-shkruan gazetari.

POSTIMI I PLOTË:

Ja dhe Bashkia e Bulqizes. Behet tenderi 2.4 milione euro per ujesjellesin e Bulqizes dhe paraqiten 6 oferta ne gare. Por nuk fiton oferta me e ulet. Nuk fiton as oferta e dyte me ulet dhe madje as ajo e treta me e ulet. Fiton oferta e katert. Diferenca nga oferta fituese tek ajo me e uleta plot 350 mije euro. Me nje dore te vetme.

Tenderat e bashkive, ashtu si ato te institucioneve qendrore, po behen me gare nga lart per cmimin. Nuk fitojne ofertat me te uleta. Ato skualifikohen gjithmone me sebepet e kritereve teknike. Gjithmone kriteret i plotesojne vetem kompanite qe ofrojne cmimet me te larta. Per rrjedhoje pjesa derrmuese e tenderave shkojne me 99 e madje edhe 100 per qind e fondit limit. Zero kursim nga prokurimi publik. Zero leke kursim per qytetaret nga gara.

Mbi 12 tendera te bera nga Bashkia e Bulqizes ne dy vitet e fundit. Te gjitha pas prokurimit rezultojne me cmim mesatar sa 99 per qind e fondit limit. Per me teper jane te njejtat kompani qe i fitojne. Thjesht i lene radhen njera tjetres.

Ky i ujesjellesit madje eshte bere edhe ne kohe pandemie, kur tenderat ishin bllokuar me vendim qeverie. Por vendimet e qeverise shkojne e vijne. Biznesi i parave publike duhet te vazhdoje. Beni ndonje tender ku te fitoje oferta me e ulet se nuk behet kiameti. Se do kurseni para ashtu. Do keni me shume investime dhe i fitoni votat me kollaj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

ekonomi ekonomi bulqize klodian tomorri tenderi ne bulqize bulqize klodian tomorri tenderi ne bulqize

Sondazh

Poll