Ekonomi

Maturantët hedhin hapin e fundit, sot zhvillohen provimet e lëndëve me zgjedhje

18 Qershor 2020, 06:22 Nga DOSJA
Maturantët hedhin hapin e fundit, sot zhvillohen provimet e

TIRANË- Sot maturantët do të ulen për herë të fundit në bankat e shkollës dhe do të zhvillojnë provimin e fundit. Më shumë se 32 mijë maturantë do të zhvillojnë provimin e lëndëve me zgjedhje dhe më pas do të kalojnë në një stad të ri të jetës.

Edhe këtë herë të gjithë nxënësit do duhet që të respektojnë masat e sigurisë kundër COVID-19, pasi jemi ende në një situatë pandemie. Njësoj si në provimet e shkuara, të gjitha pyetjet e dy provimeve të lëndëve me zgjedhje do të jenë me alternativa dhe koha në dispozicion do jetë 2.5 orë për çdo test.

Më herët nxënësit zhvilluan provimin e anglishtes, gjuhës shqipe që e shoqëruan me protesta dhe matematikën. Për provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë maturantët ngritën shqetësime për cilësinë e tezës dhe kanë kërkuar që disa pyetje të mos llogariten në rezultatin final.

Ministria e Arsimit është shprehur se shqetësimet e maturantëve i ka dëgjuar, por sërish nuk ka ploësuar të gjitha kërkesat e tyre.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sociale sociale matura shetetërore 2020 ministria e arsimit provimet me zgjedhje matura shetetërore 2020 ministria e arsimit provimet me zgjedhje

Sondazh

Poll