7-vjeçari ka probleme me dëgjimin, nëna nuk i mban dot lotët: Dua të jetë si gjithë fëmijët e tjerë…
17 Qershor 2020, 15:04Nga DOSJA
Programi “Historia ime”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e vështirë të nënës së 4 fëmijëve. Klodiana Firanji nga qyteti i Korçës rrëfeu në studio se kur djali i saj ishte 3 vjeç, ajo kuptoi se kishte probleme me dëgjimin. Pas vizitave të kryera, mjeku e këshilloi që t’i vendoste aparat dëgjimi dhe më pas të kryente një ndërhyrje kirurgjikale.
Por mes lotësh, nëna u shpreh se nuk ka mundur dot të sigurojë shumën e nevojshme dhe prandaj ndihet edhe shumë keq që ka një zgjidhje për djalin e saj, por ajo nuk ia mundëson dot.
Mirela Milori: Ti vetë je ndjerë ndonjëherë në vështirësi, kur djali nuk kupton ndonjë gjë?
Klodiana Firanji: Shumë herë! (qan) Kur ai do të thotë diçka vetë, në momentin që nuk e kuptojnë, unë si nënë ndjehem shumë keq. Më shumë keq ndjehem që ka një zgjidhje dhe unë nuk po mundem dot t’ia arrij, që dhe djali të më bëhet si gjithë fëmiëjt e tjerë!
Mirela Milori: Miq, të afërm, njerëz që mund t’iu ndihmojnë, që të mblidheni me një kontribut të rrethit familjar, të bëheshin 5 mijë euro nuk ke?
Klodiana Firanji: Jam përpjekur me çdo mënyrë, por nuk kam gjetur zgjidhje me njeri. Kudo kam trokitur.
Mirela Milori: Ke motra dhe vëllezër?
Klodiana Firanji: Kam motra dhe vëlla, por nuk janë në gjendje që të më ndihmojnë, secili ka hallet dhe problemet e tyre.
Mirela Milori: Më the që je i vetmi njeri që rri me Devin, që komunikon me të! Ti vetë si ke arritur ta kuptosh dhe të bëhesh veshi i Devit, se në një farë mënyre ti për të je tamam ai dëgjimi i munguar. Ke patur ndonjë konsulentë, të ka mësuar dikush apo si?
Klodiana Firanji: Jo thjesht vetë, me mënyrën time ja kam mësuar.
Mirela Millori: Si arrin ta kuptosh Devin dhe ta ndihmosh?
Klodiana Firanji: Pak edhe me shenja, kur nuk e kuptoja diçka, ai vinte e merrte dhe më thoshte kjo. Aty e kuptuam njëri-tjetrin, si do mund ta ndihmoja.
Mirela Milori: Ai të sheh në dritë të syrit!
Klodiana Firanji: Po dhe për çdo gjë më thotë shikomë këtu. Tani është bërë më kurioz, do të dijë gjithçka.
TIRANË- Drejtori i BERZH për Shqipërinë, Matteo Colangelo, ka folur për pasojat në ekonominë shqiptare nga COVID-19, por dhe për skenarin e ringritjes. Në ...
SHQIPËRI– Deficiti buxhetor që reflekton shpenzimet që nuk mbulohen nga të ardhurat u rrit me 6,675 për qind në 5-mujorin e parë, duke sinjalizuar për zgje...
TIRANË- Vendi sot është përfshirë nga reshje shiu dhe temperaturat janë ulur. Në një njoftim nga Shërbimi Metreologjik Ushtarak njofton se për nesër moti p...
Shqipëri-Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejet e zhvillimit dhe ndërtimit për disa resorte e komplekse turistike në bregdet. Në mbledhjen e mbajtur p...
Nëse i keni prenotuara pushimet apo udhëtimet tuaja për në verë, që në muajt e parë të vitit, atëhere kur askush nuk e dinte se çfarë na priste nga Covid...
Në programin “Historia ime”, në TV Klan ishte e ftuar nëna e adoleshentit që u dhunua disa ditë më parë nga një punonjës i policisë, pranë zonës së Liqenit Arti...
TIRANË- Janë rreth 5 mijë punonjës, të cilët do të marrin direkt ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh nga paketa e dytë, pasi punëdhënësit nuk kishin apl...
TIRANË- Reshjet e shiut do të rikthehen sërish sot. Pas një jave me diell dhe temperatura të lërta, sot pasdite në zonat malore do ketë shira lokal. Në një...
Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë e trishtë dhe tepër të dhimbshme të familjes së zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij...