Art&Argëtim

19 Qershor 2020, 18:48 Nga DOSJA

TIRANE– Ema Andrea është një nga aktoret shqiptare që njihet për karakterin e saj shpërthyes dhe për deklaratat e forta që bën. Së fundmi ajo ka qënë në “Top Talk” aty ku ka treguar për dhunën ndaj grave.

Ema nuk është kursyer aspak dhe ka ndarë disa histori personale, por edhe të mikeshave të saj. Ajo ka treguar se është përballur shpesh me dhunën, verbale dhe me atë fiziken.

‘Po nuk jam viktimë e kësaj dhune, por po, jam përballur shpesh. Dhuna verbale, arrogancë, është fatkeqësisht në vendin tonë dhe profesionin tonë. Siç kam pasur dhe fatin që të punoj në ambiente krejtësisht ndryshe nga çfarë po asim më lart, por është e pashmangshme për të mos u përballur me dhunën verbale, por po jam përballur dhe me dhunën fizike. Mikeshat e mia e kanë fshehur. Meqenëse më pëlqen të kem ndërgjegje të bëj timen në këtë shoqëri, i jam afruar shumë edhe grupeve fort të prekura. Nuk është e thjeshtë vetëm të denoncosh. Gratë varen ekonomikisht tek burrat. Ku kanë kundër dhe familjen së tyre, kundër ndarjes, ku mentaliteti është, ‘hë se burri do ta ngre njëherë dorën’, nuk e kanë kaq të thjesht të denoncojnë. Natyrisht edhe gratë që e kanë një farë pozite, jetojnë në shoqëri, as ato se kanë të thjesht të denoncojnë.’- ka treguar Ema Andrea.

Aktorja ka vazhduar më tej duke thënë se i vetmi rregullator që mund ti japë fund dhunës është shteti.

Për një mijë motive, për atë që bëhet publike, për reagimin social, për shqetësimin që do të sjelli, shumë gra e mbyllin në heshtje këtë çështje dhe shumë gra të tjera që ngrenë zërin ndihen vetëm, ose kthehen mbrapsht dhe nuk është kaq e lehtë sepse janë të varura ekonomikisht. Nuk vijnë të gjitha me edukim, nuk janë të gjitha në punë. Këtu unë besoj se rregullatori më i rëndësishëm është shteti- ka perfunduar fjalen e saj Ema.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktore dhune ema andrea aktore dhune ema andrea

Sondazh

Poll