Art&Argëtim

Një vit pas martesës gay, Tiziano Ferro ka plane për zgjerimin e familjes: Burri im Victori dëshiron një djalë

19 Qershor 2020, 17:51 Nga DOSJA
Një vit pas martesës gay, Tiziano Ferro ka plane për zgjerimin e

AMERIKE– Në korrik të vitit që lamë pas, këngëtari i njohur Tiziano Ferro u martua me të dashurin e tij, Victor Allen. Ceremonia u mbajt në një vilë në Sabaudia, provincë në Lazio, në prani të rreth 40 miqve më të afërt.

Duket se dyshja kanë në plan të zgjerojnë familjen e tyre dhe pikërisht për këtë arsye ndodhen në SHBA.

Burri im Victori dëshiron një djalë, tani më shumë se kurrë. Ndoshta sepse ai është gati të mbushë 55 vjeç”, ka treguar Tiziano për “Repubblica”.

Këtu në Amerikë situata është relativisht më e lehtë ose më saktë ka zgjidhje të ndryshme siç është mundësia e kujdesit për një fëmijë për një kohë të caktuar, madje pa një birësim të vërtetë“, ka shtuar këngëtari.

Menyra qe do perdorin Tiziano dhe Victor eshte “fostering”, qe ka të bëjë me marrjen, sigurimin, ushqyerjen, kujdesin prindëror ndaj një fëmijë, ndonëse nuk ekziston lidhje gjaku apo juridike.
 (A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz femije gey tiziano ferro femije gey tiziano ferro

Sondazh

Poll