Art&Argëtim

Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori i famshëm i “Lord of the Ring”, Ian Holm

19 Qershor 2020, 13:42 Nga DOSJA
Ndërron jetë në moshën 88-vjeçare aktori i

BRITANI E MADHE- Aktori i famshëm britanik, Ian Holm ka vdekur në moshën 88-vjeçare. Ai është bërë shumë i famshëm dhe i njohur në mbarë botën nga filmi “Lord of the Ring”.

Holm fitoi çmimin Oscar në vitin 1998 për aktorin më të mirë. Gjithashtu ai ishte i nominuar për një Oscar për performancën e tij në filmin e vitit 1981, Chariots of Fire.

Aktori i njohur ka ndërruar jetë në spital pas një beteje të gjatë shëndetësore që kishte me sëmundjen e Parkinsonit.

“Është shumë trishtim që aktori Ian Holm ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të premteje në moshën 88-vjeç. Ai vdiq paqësisht në spital pranë familjes së tij.Simpatik, i sjellshëm dhe i talentuar, do ta humbasim  jashtëzakonisht shumë nga ai.”- konfirmuan të afërmit e tij për The Guardian.

Holm, fitoi një çmim “Bafta” dhe u nominua për “Oscar” për rolin e tij prej trajnerit të atletikës, Sam Mussabini, në filmin e vitit 1981 “Chariots of Fire”, ndonëse askush nuk priti që të vazhdojë karrierën e tij në filmat me ngjyra pasi hoqi dorë nga teatri në vitin 1976, gjeti një gjeneratë të re admiruesish pas paraqitjes së tij në trilogjinë e famshme “Lord of the Rings” si Bilbo Baggins.

Burimi: TheGuardian

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture vdes ian holm vdes ian holm

Sondazh

Poll